TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pas reagimeve për kopertinën e librit “Gjuha Shqipe 3”, vjen reagimi edhe nga shtëpia botuese

nga tëvë1
10 muaj më parë
0
A A
Pas reagimeve për kopertinën e librit “Gjuha Shqipe 3”, vjen reagimi edhe nga shtëpia botuese

Kopertina e librit “Gjuha shqipe 3” ka sjellë mjaftë reagime, duke sjellë edhe një reagim zyrtar të shtëpisë botuese.

I gjithë ky reagim pasi në kopertinën e librit, shfaqet një personazh me mjekër të gjatë, e i veshur me një fustan me ngjyra të ylberit, ku e kanë krahasuar me flamurin e LGBT-së, shkruan teve1.info

Sipas, deputetit të Shqipërisë, Tritan Shehu kjo kopertinë është një “insult cinik mbi fëmijët, zhvillimin, të ardhmen dhe vizionin e tyre për jetën dhe familjen”.

“Një kopertinë ndesh dhe me principet edukative të fëmijëve, që kërkon të influencojë keq në rrugën e jetës, duke e deformuar atë e krijuar konfuzion. Një fëmijë duket aty e mbi atë një “burrë” me mjekër i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kërcyer zbathur si grua! Këtu nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me një strategji të regjimit, të rrezikshme Gender për orientimin seksual që në moshën e re fëminore. Me pasoja thellësisht negative në të gjithë rritjen e fëmijës, komportamentin seksual të tij edhe mbas pubertetit”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Ndërkaq, shtëpia botuese “Albas”, tha se kjo kopertinë është keqinterpretuar dhe se “Ylberi” është simbol fëminor dhe simboli i një dukurie të natyrës, ndërsa për magjistarin thonë se “njihet për pelerinën e tij me ngjyra”.

“Interpretimet tendencioze dhe diskriminuese, sa më shumë përhapen në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellojnë krizën që po kalojmë si shoqëri duke dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim, thuhet se është viti i tetë që libra “Gjuha Shqipe 3”, përdoret në shkollë dhe nuk është ankuar asnjë prind, mësues e fëmijë për kopertinen e këtij libri.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë e shtëpisë botuese “Albas”:

Duke u nisur nga zhurma në rrjetet sociale dhe në disa portale e medie, e ndiejmë për detyrë të sqarojmë çdo keqinterpretim në lidhje me kopertinën e tekstit “Gjuha shqipe 3″.  Është kthyer tashmë në traditë që çdo vërejtje apo sugjerim nga mësuesit e prindërit, Ministria e Arsimit ua dërgon shtëpive botuese, dhe çdo vit tekstet ribotohen të përmirësuara. Është viti i tetë që teksti “Gjuha shqipe 3” përdoret në shkollë dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar nga kopertina e tij.

Ylberi është simbol fëminor dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës. Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë).

Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra.

Interpretimet tendencioze dhe diskriminuese, sa më shumë përhapen në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellojnë krizën që po kalojmë si shoqëri duke dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve.

P.S Argumentet tona janë lehtësisht të verifikueshme me gjithë përmbajtjen e librit.

Për çdo pyetje ose sqarim të mëtejshëm, jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të ofrojmë më shumë informacion.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X