Që nga koha kur ra pandemia, Era ka qëndruar në heshtje sa i përket publikimit të këngëve të reja, megjithatë kjo duket se nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë.
Kjo pasi këngëtarja përmes disa fotografive të reja të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me materiale të reja muzikore.
“Muzikë e re do të vijë së shpejti, mbani sytë tuaj hapur”, shkroi Istrefi në mbishkrimin e këtyre fotografive në Instagram.
Përndryshe, kënga e fundit aktualisht e saj mbetet “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash, e cila është publikuar në mars të vitit 2020.