TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas 27-vitesh i zhdukur, rivarroset në Prekaz 9-vjeçari Sinan Dauti

Sot në lagjen Bregaj të Prekazit u mbajt ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit. Eshtrat e 9-vjeçarit që ishte i zhdukur për 27 vite, u rikthyen në vendlindje.

by Jona Kelmendi
5 muaj ago
2 0
A A

Ishte vetëm 9 vjeç kur mbeti i plagosur nga forcat serbe.

Për 27 vite, trupi i tij mbeti i zhdukur e eshtrat e tij u gjendën vetëm para disa ditësh në Suhodoll të Mitrovicës.

Rivarrimi i Sinan Dautit u bë këtë të shtunë në lagjen “Bregaj” të Prekazit.

Një fjalë rasti në emër të familjes e tha Anton Dauti.

Ndërsa drejtori i shkollës ku vijonte mësimin Sinani, tregoi disa nga momentet e fundit pas plagosjes së 9-vjeçarit.

“Gjyshja e tij Ajshja e merr Sinanin dhe e dërgon në spitalin e Skenderajt ku mjekimin e plagëve  të tij e bën dr Bedri Shala, nga aty Sinani dërgohet me autoambulancë në Mitrovicë. Plagëve të marra Sinani nuk mundi t’u bëjë ballë”, tregoi drejtori i shkollës, Ajet Ajeti.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues institucionesh.

“Sinani më në fund po prehet në paqe, në një vend që do ta vizitojnë jo vetëm të afërmit e tij, familja, por të gjithë shqiptarët nga të gjitha anët”, tha u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu.

“Në atë moshë Sinani do të duhej të ishte në shkollë, jo në listat e të zhdukurve për 27 vite. Do të mbante libra në duar, jo plumba në barkun e tij”, tha ministri Andin Hoti.

Ndërsa Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur, tha se pesha e dhimbjes nuk mund të matet me asnjë njësi.

“Janë jetë të ndërprera, janë fëmijëri të shuara janë kristale që mbajnë brenda tyre dhimbjen më të pastër njerëzore”, tha Gara.

Ceremonia e rivarrimit u organizua sipas kërkesës së familjes, me përkrahje të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komunës së Skenderajt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional

Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional

​Dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për sulm seksual, i ndalohet puna për 5 vjet në shkolla

​Dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për sulm seksual, i ndalohet puna për 5 vjet në shkolla

Përfundon paraqitja e fjalëve përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues

Përfundon paraqitja e fjalëve përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë, mbrojtja kërkon aktgjykim lirues

Paralajmërimi i Ambasadës së Amerikës për demonstrata, Syla: Edhe ish-ushtarët e UÇK janë ‘ushtarë amerikanë’

Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së

Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së

Kurti pret ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, diskutohet rruga drejt anëtarësimit

Kurti pret ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, diskutohet rruga drejt anëtarësimit

Kalisi demanton pretendimet për Ilir Kullën: Fragmenti është shkëputur dhe manipuluar

Kalisi demanton pretendimet për Ilir Kullën: Fragmenti është shkëputur dhe manipuluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën