TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partnerja e Messit surprizon me gjestin ndaj të fejuarës së Ronaldos

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Partnerja e Messit surprizon me gjestin ndaj të fejuarës së Ronaldos

Ndërsa “rivaliteti” mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon të mbetet një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, partneret e tyre po tregojnë se jashtë fushës nuk ka vend për rivalitet.

Georgina Rodriguez dhe Antonela Roccuzzo kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një gjest miqësor që është vlerësuar nga fansat e të dy legjendave të futbollit.

Georgina ka prezantuar së fundmi projektin e saj më të ri në biznes, markën e veshjeve “Mimoa”, me seli në Dubai, e cila synon të ofrojë veshje moderne për gra me çmime nën 100 euro.

Për të promovuar koleksionin e parë, partnerja e Cristiano Ronaldos u dërgoi disa nga krijimet e saj personave të njohur, mes tyre edhe Antonela Roccuzzos, bashkëshortes së Lionel Messit.

Antonela nuk vonoi të reagojë. Ajo publikoi në Instagram një fotografi të paketës së dhuratës dhe falënderoi publikisht Georginën për surprizën.

“Faleminderit shumë, Georgina”-shkroi ajo.

Më pas shtoi edhe një mesazh që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve:

“Gjithçka është e mrekullueshme. Të uroj gjithë suksesin e botës”.

Reagimi i Antonelës u komentua gjerësisht nga fansat, të cilët e cilësuan si një shembull respekti dhe mbështetjeje, pavarësisht rivalitetit historik mes partnerëve të tyre në fushën e blertë.

Georgina e prezantoi zyrtarisht markën “Mimoa” gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Kolumbisë, ku ishte në tribunë për të mbështetur Cristiano Ronaldon.

Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një veshje sportive nga koleksioni i saj, e përbërë nga geta dhe një bluzë e ngushtë me mëngë të shkurtra, me prerje në formë V dhe me numrin 7 të Ronaldos në pjesën e pasme.

Duke folur për filozofinë e markës së saj, Georgina tha se dëshiron të përcjellë një mesazh pozitiv për gratë.

“E krijova këtë markë sepse besoj se trupi i gruas nuk është diçka që duhet rregulluar. Ai është i gjallë, i mjaftueshëm dhe i bukur pikërisht ashtu siç është” -u shpreh ajo.

Gjesti i Antonela Roccuzzos ndaj Georgina Rodriguez po shihet nga shumë fansa si një dëshmi se respekti dhe mbështetja mes tyre shkon përtej rivalitetit legjendar mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje

Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit

Shpallet “Miss Universe 2026”, për herë të parë fituesja është një nënë

Shpallet “Miss Universe 2026”, për herë të parë fituesja është një nënë

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Vetura rrokulliset në Rekë të Allagës në Rugovë, nuk raportohet për të lënduar

Vetura rrokulliset në Rekë të Allagës në Rugovë, nuk raportohet për të lënduar

Ambasadori britanik Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në

Ambasadori britanik Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në

Shaip Kamberi zbulon synimin kryesor të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Integrimi në institucionet shtetërore në komunat e tyre

Kamberi sqaron marrëveshjen për bashkëdrejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Shtyhet ndeshja Feronikeli 74 – Prishtina

Shtyhet ndeshja Feronikeli 74 – Prishtina

Kosova përballet sot me Maltën, miqësorja e parë në këtë grumbullim

Kosova përballet sot me Maltën, miqësorja e parë në këtë grumbullim

Britania konfirmon sulmin kibernetik ndaj sistemeve shtetërore të pensioneve dhe ndihmave sociale

Britania konfirmon sulmin kibernetik ndaj sistemeve shtetërore të pensioneve dhe ndihmave sociale

Aksident trafiku në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Aksident trafiku në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën