TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partitë politike “Pa zë” për dialogun Kosovë – Serbi

E për gati dhjetë ditë fushatë, kandidatët për kryeministër të partive politike nuk po e tregojnë planin e tyre për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm zyra për media e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar plan-programin për këtë pikë derisa nga tri partitë e tjera, Vetëvendosje, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje. Njohësit e fushës thonë se të përmendësh dialogun në mes dy vendeve humb vota, për çka partitë politike e dinë shumë mirë.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
2
A A
Partitë politike “Pa zë” për dialogun Kosovë – Serbi

Për katër vitet paraprake, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë kryesore.

Por këtij procesi, po i shmangen kandidatët për kryeministër të partive politike gjatë fjalimeve nëpër tubime me qytetarë.

Kryeministri aktual i Kosovës në tubime të Vetëvendosjes nuk ka treguar për planin e subjektit të tij në lidhje me dialogun në mes dy vendeve.

Pa zë për këtë çështje në tubime partiake, ka qenë edhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Televizioni ka dërguar pyetje për planin e PDK-së për këtë pikë dhe adresimet e Hamzës mirëpo për gjithë ditën nuk kanë marrë përgjigje.

Për gati dhjetë ditë fushatë, temës së dialogut iu ka shmangur edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

As LDK-ja nuk ka dhënë detaje për planin e tyre në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

E adresim para qytetarëve për këtë gjë nuk ka bërë as kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mirëpo zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka e ka përcjell planin duke synuar përmbylljen e kësaj çështje me njohje reciproke.

“Kosova duhet t’i shemb themelet e autonomisë për komunat me shumicë serbe që me veprimet apo mosveprimet e veta, i ka vendosur pushteti i sotëm. Kosova do ta përmbyllë dialogun dhe t’i rikthehet marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe obligative me njohje reciproke. Një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke do të vendoste paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës. Kosova do t’i përmbushë të gjitha obligimet e saj në bashkëpunim me aleatët, posaçërisht SHBA. Aleatët kurrë nuk e kanë tradhtuar Kosovën. Integrimet Euroatlantike ,janë jo vetëm aspiratë e jona, po janë gjithçka për 6 Kosovën dhe rrugë e vetme drejt prosperitetit dhe paqes së përhershme. Anëtarësimi në të gjitha strukturat euroatlantike është jo vetëm e drejtë, por edhe obligim i këtij brezi. Ne duhet t’i kryejmë detyrat e shtëpisë dhe në këtë mandat gjithçka do të jetë e fokusuar në implementimin e obligimeve që ka Kosova ndaj procesit integrues”.

Ish ambasadori i Kosovës, Blerim Canaj thotë se përmendja e dialogut me Serbinë i humb vota partive politike.

Sipas Canajt, këtë kartë nuk do të përdorin.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak pritet të kryej mandatin në fund të këtij muaji.

Lajcakun pritet ta zëvendësoj emisari danez, Peter Serensen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Bajrami kritikon ligjin për çmimet tavan: Rregullatorët ekzistojnë, por çmimet po rriten

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan po keqinterpretohet, synon vetëm mbrojtjen e produkteve bazë

Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

​Nagavci pyetet për “pazare” për çështjen e presidentit, thotë se kanë qenë transparent në ofertat e tyre

Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

​Të drejtat e autorit në Kosovë: Ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vjedhje në një shkollë të Suharekës, dy të dyshuar futen nga dritarja dhe marrin para e mjete mësimore

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Katër femra sulmojnë një tjetër në Prishtinë, i marrin me forcë para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën