TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Parlamenti Studentor akuzon sekretarin dhe rektorin e UP-së për shkelje të rregullores

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
UP-së i ndalohet përpunimi i të dhënave biometrike

SKV dhe Reforma arritën të bëjnë një koalicion që i mundëson udhëheqësinë e Parlamentit Studentor, por, vetëm pas datës 30 shtator të këtij viti.

Të paktën kështu janë rregullat që u thyen nga U.D sekretar i Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi.

Reklamë

Krasniqi, në shpërputhje të plotë me Statutin e UP-së si akti më i lartë juridik i universitetit, ka bërë interpretim të Rregullores për Zgjedhjet Studentore.

Në komunikatën për media nga Parlamenti Studentor, pretendohet se Krasniqi duke qenë i shantazhuar, ka vendosur t’i bëjë favore një pjese të udhëheqjes së universitetit dhe disa organizatave të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

“U.D. i Sekretarit të Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi, i etur për të marrë mandatin e përhershëm të njeriut kryesor të administratës së UP-së, ka vendosur të bëjë interpretim të Rregullores për Zgjedhjet Studentore në kundërshtim të plotë me Statutin e UP-së si akti më i lartë juridik i universitetit. U.D. i Sekretarit, duke qenë i shantazhuar– ka vendosur t’i bëjë favore një pjesë të udhëheqjes së universitetit dhe disa organizatave të afërta dhe pjesë të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se rektori i UP-së, Naser Sahiti në mbledhjen e thirrur të datës 26 qershor, t’u mundësoj senatorëve të rinjë pjesmarrjen dhe të drejtën e votës në zgjedhjen e antarëve të Këshillit Drejtues.

“Në mënyrë kundërstatutare, rektori i UP-së ka vendosur që në mbledhjen e thirrur të Senatit për 26 qershor t’u mundësojë senatorëve të rinj të jenë pjesë e votimit për zgjedhjen e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues. Edhe pse senatorët e rinj, në bazë të Statutit dhe Rregullores, mandatin e marrin më 1 tetor”, thuhet tutje.

Ndërkaq, Parlamenti Studentor njoftoi gjithashtu se këto dhe plot fakte tjera do t’i deponojnë në të gjitha institucionet shtetërore, nisur nga Kryeprokurori i Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Agjencia Antikorrupsion, ambasadave kryesore ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile.

Komunikata e plotë:

Paligjshmëria e Sekretarit të UP-së, Prokuroria dhe Agjencia Antikorrupsion të reagojë
Për: Rektorin prof. Naser Sahiti;

Për: Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Për: Anëtarët e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;
Për: Besfort Krasniqi, U.D i Sekretarit të UP-së;

Për: Kryeprokurorin Besim Kelmendi;

Për: Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi;

Për: Shefin e Agjencisë Antikorrupsion Yll Buleshkaj

Nga: Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

U.D. i Sekretarit të Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi, i etur për të marrë mandatin e përhershëm të njeriut kryesor të administratës së UP-së, ka vendosur të bëjë interpretim të Rregullores për Zgjedhjet Studentore në kundërshtim të plotë me Statutin e UP-së si akti më i lartë juridik i universitetit.

U.D. i Sekretarit, duke qenë i shantazhuar– ka vendosur t’i bëjë favore një pjesë të udhëheqjes së universitetit dhe disa organizatave të afërta dhe pjesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

U.D. i Sekretarit Besfort Krasniqi dukë bërë shkelje ligjore, duke keqpërdorur detyrën zyrtare për t’i bërë favor disa organizatave studentore, ka shkelur rëndë Statutin e UP-së ku saktësohet se mandati i organeve të zgjedhura studentore fillon me 1 tetor dhe zgjatë dy vjet.

Neni 44: “Mandati i anëtarëve nga radha e studentëve është një vit, pa të drejtë të rizgjedhjes. Mandati i tyre fillon me 1 tetor”.

Neni 16, paragrafi 3 specifikon, po ashtu, se mandati i organeve qeverisëse fillon më 1 tetor: “Mandati i të gjithë zyrtarëve qeverisës dhe autoriteteve qeverisëse e anëtarëve të tij fillon me 1 tetor, nëse nuk përcaktohet ndryshe me këtë Statut”.

Në frymën e Statutit, edhe Rregullorja për Zgjedhjet Studentore e përcakton qartë se kur fillon mandati i atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje studentore.

Neni 53, “Mandati dhe verifikimi i mandatit”, paragrafi 1 shkruan: “Mandati i anëtarëve të PS/KS fillon më 1 tetor të vitit kur janë mbajtur zgjedhjet studentore”.

Statuti dhe Rregullorja e Universitetit të Prishtinës janë të qarta, nuk kanë dykuptimësi, sqarojnë në detaje kur merret mandati i secilit organ qeverisës edhe i senatorëve të dalë nga zgjedhjet studentore.

Bazuar në këto që janë shkruar më lartë, U.D. i Sekretarit të UP-së, Besfort Krasniqi në mënyrë të dhunshme ka ndërprerë mandatet e ligjshme të senatorëve aktual, të cilët kanë mandat deri më 30 shtator 2022.

Në mënyrë kundërstatutare, rektori i UP-së ka vendosur që në mbledhjen e thirrur të Senatit për 26 qershor tu mundësojë senatorëve të rinj të jenë pjesë e votimit për zgjedhjen e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues. Edhe pse senatorët e rinj, në bazë të Statutit dhe Rregullores, mandatin e marrin më 1 tetor.

Edhe kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në raportin përfundimtar, profesor Florent Muqaj ua ka konfirmuar se mandati i organeve të reja fillon më 1 tetor.

Këto dhe plot fakte tjera do t’i deponojmë në të gjitha institucionet shtetërore duke nisur nga Kryeprokurori i Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Agjencia Antikorrupsion, ambasadave kryesore ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile.

Në ditët në vazhdim do të ngrisim Kallëzim Penal ndaj U.D. të Sekretarit dhe Rektorit Naser Sahiti, nëse ky i fundit nuk ndërmerr veprime të shpejta për të vendosur ligjshmërinë në Universitetin e Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Qeveria në detyrë merr 5 vendime në mbledhje elektronike

Në Fushë-Kosovë nis rrënimi i objekteve të uzurpuara, banorët e mirëpresin aksionin

Në Fushë-Kosovë nis rrënimi i objekteve të uzurpuara, banorët e mirëpresin aksionin

Prapë pa kryeparlamentar – Vetëvendosje dështon edhe me Muratin

Prapë pa kryeparlamentar – Vetëvendosje dështon edhe me Muratin

Kuvendi mbetet i bllokuar nga përplasjet politike

Kuvendi mbetet i bllokuar nga përplasjet politike

Kosova vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Qeveria në detyrë merr 5 vendime në mbledhje elektronike

Në Fushë-Kosovë nis rrënimi i objekteve të uzurpuara, banorët e mirëpresin aksionin

Në Fushë-Kosovë nis rrënimi i objekteve të uzurpuara, banorët e mirëpresin aksionin

Prapë pa kryeparlamentar – Vetëvendosje dështon edhe me Muratin

Prapë pa kryeparlamentar – Vetëvendosje dështon edhe me Muratin

Kuvendi mbetet i bllokuar nga përplasjet politike

Kuvendi mbetet i bllokuar nga përplasjet politike

A rrezikohen tensione në veri nga moscertifikimi i Listës Serbe?

A rrezikohen tensione në veri nga moscertifikimi i Listës Serbe?

Jashari: Moscertifikimi i Listës Serbe, patriotizëm folklorik

Jashari: Moscertifikimi i Listës Serbe, patriotizëm folklorik

KGjK: Dënojmë fuqishëm ndërhyrjet politike në PZAP

KGjK: Dënojmë fuqishëm ndërhyrjet politike në PZAP

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X