TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Parlamenti izraelit miraton mocionin për aneksimin e Bregut Perëndimor, reagojnë vendet arabe

nga teve1
4 javë më parë
4
A A
Parlamenti izraelit miraton mocionin për aneksimin e Bregut Perëndimor, reagojnë vendet arabe

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një masë simbolike që bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ligjvënësit e Knessetit votuan 71-13 në favor të mocionit të mërkurën, një votë jo-detyruese që bën thirrje për “zbatimin e sovranitetit izraelit në Jude, Samari dhe Luginën e Jordanit” – emërtimet izraelite për zonën.

Reklamë

Thuhej se aneksimi i Bregut Perëndimor “do të forcojë shtetin e Izraelit, sigurinë e tij dhe do të parandalojë çdo vënie në dyshim të së drejtës themelore të popullit hebre për paqe dhe siguri në atdheun e tyre”.

Mocioni, i paraqitur nga koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu, është deklarativ dhe nuk ka implikime të drejtpërdrejta ligjore, megjithëse mund ta vendosë çështjen e aneksimit në axhendën e debateve të ardhshme në parlament, shkruan Al Jazeera.

Ideja u paraqit fillimisht vitin e kaluar nga ministri i financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich, i cili vetë jeton në një vendbanim të paligjshëm izraelit dhe mban një pozicion brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, ku mbikëqyr administrimin e Bregut Perëndimor dhe vendbanimeve të tij.

Palestina dhe Jordania dënuan miratimin e Knesetit izraelit të mërkurën të një mocioni jo-detyrues në favor të aneksimit të Bregut Perëndimor.

Jordania e përshkroi votimin si “një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare dhe një minim të qartë të zgjidhjes me dy shtete dhe të drejtës së popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur dhe sovran përgjatë vijave të 4 qershorit 1967, me Jerusalemin e pushtuar si kryeqytet”.

Anadolu raporton se grupi palestinez Hamas lëshoi një deklaratë ku thuhej se “vota e Knesetit të pushtuesit sionist për një projektrezolutë për të imponuar sovranitet mbi Bregun Perëndimor të pushtuar në përgatitje për aneksim është e pavlefshme, nuk ka legjitimitet dhe nuk do të ndryshojë identitetin e tokës palestineze”.

Hamasi u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor që të “përshkallëzojnë rezistencën në të gjitha format e saj për të penguar projektet e pushtimit fashist sionist”.

Arabia Saudite ka denoncuar poashtu të enjten miratimin e Knesetit (parlamentit) izraelit për një mocion jo-detyrues mbi aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ministria akuzoi Izraelin për kryerjen e “veprimeve provokuese” që “minojnë përpjekjet për arritjen e paqes përmes zgjidhjes me dy shtete”.

Bregu Perëndimor, së bashku me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor, ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967. Që atëherë, vendbanimet izraelite janë zgjeruar, pavarësisht se janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe, në rastin e pikave të vendbanimeve, sipas ligjit izraelit./teve1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

Pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë po zgjasin mbi 1 orë

Pritje mbi 1 orë e kolona deri në 450 metra te Dheu i Bardhë

​18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

​18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini birrë çdo ditë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini birrë çdo ditë?

E shtuna me diell dhe vranësira

E shtuna me diell dhe vranësira

Emisioni “Info Nata” 22.08.2025

Emisioni “Info Nata” 22.08.2025

Berisha: Osmani e Kurti në të njëjtën agjendë anti-shtet

Berisha: Osmani e Kurti në të njëjtën agjendë anti-shtet

Berisha: Donika Gërvalla ka përdhosur veprën e babait të saj

Berisha: Donika Gërvalla ka përdhosur veprën e babait të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X