TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paris Jackson triumfon në gjykatë për çështjen e pasurisë së Michael Jackson!

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Paris Jackson triumfon në gjykatë për çështjen e pasurisë së Michael Jackson!

Paris Jackson ka fituar një përballje të rëndësishme ligjore lidhur me menaxhimin e pasurisë së babait të saj, Michael Jackson, duke siguruar një vendim në favor të saj nga një gjykatë në Los Angeles.

Gjykata urdhëroi që rreth 625 mijë dollarë, të shpërndara si pagesa shtesë për kompani të jashtme ligjore nga administratorët e pasurisë John Branca dhe John McClain, të rikthehen në fondin e trashëgimisë së këngëtarit legjendar.

Vendimi erdhi pasi Paris kundërshtoi këto pagesa, duke argumentuar se ato nuk ishin të justifikuara.

Gjykatësi pranoi kërkesën e saj dhe i dha gjithashtu mundësinë të kërkojë rimbursimin e kostove ligjore dhe tarifave të avokatëve.

Përfaqësuesit ligjorë të pasurisë së Michael Jackson reaguan duke deklaruar se, edhe pse nuk pajtohen me vendimin, do ta zbatojnë atë.

Ata sqaruan se fondet nuk ishin përfitime personale për ekzekutorët, por pagesa për shërbime juridike të jashtme.

Ndërkohë, ekipi i Paris Jackson e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm drejt transparencës financiare, duke theksuar se ajo prej kohësh kërkon kontroll më të madh mbi mënyrën se si administrohet pasuria e artistit.

Paris dhe vëllezërit e saj, Prince dhe Bigi Jackson, janë trashëgimtarët kryesorë të pasurisë së Michael Jackson.

Gjatë viteve, ajo ka ngritur vazhdimisht shqetësime për mënyrën e menaxhimit të financave, duke akuzuar administratorët për shpërdorim dhe përfitime të tepruara pretendime që janë mohuar nga pala tjetër.

Në një prej dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Paris pretendon se vetëm në vitin 2021 administratorët kanë përfituar mbi 10 milionë dollarë kompensime, ndërsa familja ka marrë shumë më pak nga fitimet e pasurisë.

Kur Michael Jackson ndërroi jetë në vitin 2009, pasuria e tij thuhej se ishte e ngarkuar me borxhe që kapnin shifrën e mbi 500 milionë dollarëve.

Megjithatë, administratorët pretendojnë se me kalimin e viteve ajo është kthyer në një nga markat më fitimprurëse në botën e muzikës dhe argëtimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinan Vllasaliu publikon foto me Dua Lipën

Sinan Vllasaliu publikon foto me Dua Lipën

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Skandali i videove intime, Eli Fara dëshmon në polici

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Gruaja akuzohet për sulm të armatosur në shtëpinë e Rihannës, rrezikon burgim të përjetshëm

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Arabia Saudite konfirmon sulmet ndaj dy aeroporteve, tre të plagosur

Arabia Saudite konfirmon sulmet ndaj dy aeroporteve, tre të plagosur

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Ushtria izraelite vret dy banorë të Gazës dhe plagos tre të tjerë, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ushtria izraelite vret dy banorë të Gazës dhe plagos tre të tjerë, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

Vance Jackson i Vëllaznimit, “MVP i Javës”

​Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidheni presidentin, numrat i keni

PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën