Sipas IHMK-së, do të jetë me diell, teksa vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende, shkruan teve1.info
IHMK-ja këshillon qytetarët që të mos jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit nga ora 10 deri në 17.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se stina e verës astronomike fillon sot në orën 11:13. /Teve1.info/