TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

by Tëvë1
9 muaj ago
2
A A
Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se gjatë rinumërimit të votave janë evidentuar manipulime dhe falsifikime të rezultateve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Duke folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Bugaqku tha se vendimi për rinumërim ishte i domosdoshëm për shkak të parregullsive të konstatuara që në javën e parë pas zgjedhjeve.

“Ne si organizatë kemi vlerësuar se ky ka qenë një vendim i duhur, për faktin se qysh në javën e parë kanë dalë manipulime të votave dhe të rezultateve të kandidatëve për deputet. Prandaj kemi vlerësuar se, për të rritur transparencën dhe për të ruajtur besimin e qytetarëve, KQZ-ja duhet domosdoshmërisht të fillojë rinumërimin e tërësishëm të votave në të gjitha vendvotimet,” u shpreh Bugaqku.

Ai bëri të ditur se KDI ka kërkuar nga institucionet përkatëse dhe Prokuroria e Shtetit që të nisin hetime në të gjitha komunat ku janë identifikuar raste të manipulimit dhe falsifikimit të rezultateve.

“Ne si institucion po ashtu kemi kërkuar nga institucionet përkatëse dhe nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë hetimi në të gjitha komunat ku ka pasur manipulim dhe falsifikim të rezultateve për kandidatët për deputet,” tha ai.

Sipas Bugaqkut, hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te anëtarët e komisioneve zgjedhore, por të zgjerohen edhe ndaj kandidatëve që mund të kenë nxitur këto veprime.

“Ky hetim nuk duhet të përfshijë vetëm përgjegjësinë e komisionerëve të KQZ-së që kanë falsifikuar rezultatet e votimit, por duhet të zgjerohet edhe më tej, duke përfshirë edhe kandidatët që potencialisht kanë nxitur apo shtyrë falsifikimin e votave,” përfundoi Bugaqku.

Tags: Info NataTeve1vullnet bugaqku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Arabia Saudite konfirmon sulmet ndaj dy aeroporteve, tre të plagosur

Arabia Saudite konfirmon sulmet ndaj dy aeroporteve, tre të plagosur

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Ushtria izraelite vret dy banorë të Gazës dhe plagos tre të tjerë, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ushtria izraelite vret dy banorë të Gazës dhe plagos tre të tjerë, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën