Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar masën e paraburgimit për nga një muaj secilit ndaj tetë personave të arrestuar në aksionin e djeshëm të zhvilluar në veri dhe jug të Mitrovicës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.B., SH.S., N.R., duke e aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
“Të pandehurve B.H., I.P. dhe O.B. iu është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale I.“Detyrimi” nga neni 328 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe II.“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së, kurse të pandehurëve A.S., T.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Të pandehurve A.S., SH.S. dhe N.R. sipas komunikatës për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31 të KPRK-së.
Prokuroria kërkon paraburgim për tetë personat e arrestuar në aksionin e djeshëm në Mitrovicë