TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-dyshja e Ballkanit, presin rezultat pozitiv të Kosovës edhe në Spanjë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ish-dyshja e Ballkanit, presin rezultat pozitiv të Kosovës edhe në Spanjë

Sulmuesi Sparta Pragës, Albion Rrahmani, dhe mesfushori i Clujit, Lindon Emërllahu, luajtën pak për Kosovën në fitoren 2:1 ndaj Islandës të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të plejofit për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Por, si Rrahmani, ashtu edhe Emërllahu, janë ndarë të kënaqur që Kosova e fitoi ndeshjen e parë, ndërsa synim tani kanë të marrin rezultat të mirë edhe në Murcia të Spanjës ku luhet ndeshja kthyese të dielën nga ora 18:00.

“Ndeshja e djeshme ka qenë shumë mirë e planifikuar nga ne. Po besoj se me meritë e kemi arritur këtë rezultat. Besoj që edhe në ndeshjen e dytë do ta bëjmë më të mirën dhe të kualifikohemi në Ligën B ku është edhe synimi jonë. Shpresoj që ta arrijmë këtë qëllim. Të gjithë janë të gëzuar për momentin dhe shpresoj që të vazhdojmë edhe të dielën”, ka deklaruar Rrahmani.

24-vjeçari ka zhvilluar 17 paraqitje në kampionatin elitar çek, ndërsa ka kontribuuar me katër gola e dy asistime.

Emërllahu 22-vjeçar që luan si mesfushor defensiv, në muajin shkurt iu bashkua Clujit rumun për 700 mijë euro nga Ballkani i Suharekës.

Njësoj si Rrahmani, edhe Emërllahu u inkuadrua në minutën e 88-të të ndeshjes.

“Ishte ndeshje mjaftë e mirë, duke marrë parasysh se Islanda është ekip shumë i fortë. Në pjesën e parë luajtëm mjaftë mirë, poseduam topin dhe patëm disa raste. Por në pjesën e dytë ishim më cinik para portës dhe erdhi fitorja. I falënderoj tifozët për mbështetjen. Shpresoj që edhe në Spanjë të jetë një numër sa më i madh për të na mbështetur. E kemi edhe një 90 minutësh tjetër. Nuk ka mbaruar ende asgjë. Në Spanjë do të shkojmë vetëm për fitore dhe me bindje që do të avancojmë në Ligën B”, është shprehur Emërllahu.

Emërllahu ka bërë pesë paraqitje me Clujin qëkur u transferua nga kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë.

Kosova të premten e zhvilloi stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para udhëtimit në Spanjë.

Të premten stërvitën futbollistët që nuk ishin titullar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit kanë përfunduar programin e rigjenerimit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

Betohen 515 ushtarë të rinj të Kosovës

Betohen 515 ushtarë të rinj të Kosovës

Ekzekutohen pagesat e subvencioneve për fermerët, mbi 6.6 milionë euro për mijëra përfitues

Ekzekutohen pagesat e subvencioneve për fermerët, mbi 6.6 milionë euro për mijëra përfitues

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Kurti u takua me presidenten e BERZH-it, diskutuan për investimet në Kosovë

Kurti u takua me presidenten e BERZH-it, diskutuan për investimet në Kosovë

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Nëntë persona ndalohen për mashtrim me Call Center, dy prej tyre dyshohet se sulmuan policët

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën