TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paraburgim e arrest shtëpiak të dyshuarve që u përfshinë në vdekjen e gruas në Malishevë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Paraburgim e arrest shtëpiak të dyshuarve që u përfshinë në vdekjen e gruas në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit Xh. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore.

Ndërsa ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktim të paraburgimit për të pandehurën H. K, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak një muaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

“Sipas kërkesës i pandehuri Xh. K., “ Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në Malishevë, në cilësinë e stomatologut gjatë dhënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësorë përdorë metoda të papërshtatshme të mjekimit ndaj tani të ndjerës L. Sh. nga fshati N., Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që pasi që e njëjta shkon në ordinancën e cekur më lartë për ta hequr një dhëmbë, këtu i pandehuri përdorë medikamentet si calcium, lemod-solu, alergosan, e ku pas heqjes së dhëmbit me të dal pacientja – e ndjera në oborr të ordinancës i keqësohet gjendja- humb vetëdija, me të shpejtë dërgohet në QKMF-Malishevë, e ku me pas e njëjta ka ndërruar jetë si shkak i metodave dhe terapisë së përdorur nga ana e të pandehurit. Po ashtu pa autorizim ligjor kryen trajtime mjekësore- stomatologjike, në atë mënyrë që i pandehuri si stomatolog ushtron veprimtarinë mjekësore në ordinancën gjinekologjike, pa autorizim ligjor për zhvillimin e veprimtarisë stomatologjike e ku si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme mjekësore të marruara nga ana e të pandehurit, pas trajtimit mjekësor të dhënë viktimës, e njëjta ndërron jetë, në vendin dhe mënyrën e cekur si më lartë”.

Ndërsa sipas kërkesës për të pandehurën H. K., “Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” Në Malishevë, pa kualifikim mjekësor kryen trajtime mjekësore e cila është e regjistruar si Ambulancë Specialistike e Gjinekologjisë në emër të pandehurës, ndërsa e njëjta ka të kryer shkollimin fillore, me profesion rrobaqepëse, e ku në ordinancën e cekur më lartë, pas trajtimit mjekësor të dhënë nga vëllai i të pandehurës- i pandehurit Xh. K., ka ndërruar jetë tani e ndjera L. Sh. Po ashtu nga koha e pacaktuar e gjerë me datë 22.08.2023, me dashje dhe pa autorizim falsifikon dokumentin në emër të institucionit tjetër dhe atë të QKMF-së në Malishevë, në atë mënyrë që e njëjta si pronare e biznesit “D.”, me rastin e inspektimit në këtë ordinancë i janë gjetur 18 vërtetime për nxënës dhe student si dhe 16 udhëzime për konsultim të QKMF-së në Malishevë, të gjitha këto dokumente të zbrazëta mirëpo të vulosura me vulën e QKMF-së, pa autorizim nga institucioni përkatës”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ilir Rashkaj, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ndërsa për të pandehurën H. K., ka vlerësuar se caktimi i masës së arrestit shtëpiak është i mjaftueshëm për sigurimin e prezencës së të pandehurës dhe zhvillimin normal dhe të papenguar të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Leonora Shalës gjendja iu përkeqësua pas marrjes së shërbimit stomatologjik në klinikën “Doktorat” në Malishevë.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas këtij rasti ku ka bërë të ditur se ka marrë veprimet e duhura pas rastit teksa ka shtuar se do të angazhohen që të ofrohen prova, në mënyrë që kryerësit e veprës të marrin dënime maksimale./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën