TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Panairi në Prishtinë mbledh akterë të turizmit nga rajoni, pjesëmarrës edhe nga Rumania

Edicioni i pestë i panairit ndërkombëtar të turizmit ka mbledhur në Prishtinë përfaqësues të industrisë nga vendi dhe rajoni. Ky organizim synon promovimin e potencialit turistik dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja.

by Jona Kelmendi
2 orë ago
1 0
A A

Edicioni i pestë i panairit ndërkombëtar të turizmit u hap me valle tradicionale.

E kjo shënoi nisjen e një organizimi që tashmë po bëhet çdo vit në Prishtinë dhe po mbledh përfaqësues nga vende të ndryshme.

Për rëndësinë e këtij panairi dhe bashkëpunimet në këtë sektor, foli kryetari i Unionit të Turizmit.

“Themelimi i industrisë së turizmit shënon një hap të rëndësishëm në industrinë e turizmit të Kosovës. Unioni i turizmit të Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me këtë ministri”, tha kryetari Baki Hoti.

Ndërkaq, nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, u theksua roli i panairit në prezantimin e shteteve dhe krijimin e lidhjeve të reja.

“Ky panair nuk është vetëm një hapësirë ekspozimi, por një platformë ku vendet prezantojnë identitetin e tyre, pasuri kulturore dhe potencialin turistik duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe partneritete të qendrueshme”, tha këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Muhjedin Nushi.

Nga komuna e Prishtinës e cilësuan kryeqytetin si një vend me potencial për zhvillim turistik.

“Ky panair i cili tash e sa vite organizohet nën patronatin e komunës së Prishtinës është shndërruar në një platformë të rëndësishme për bashkpunim, rrjetizim, dhe promovim të turizmit si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel ndërkombëtar”, tha drejtoresha e Turizmit në Komunën e Prishtinës, Rezarta Aliu.

E përfaqësues nga Mali i Zi theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes dhe promovimit të ofertave turistike në Kosovë.

“Nuk është hera e parë që marr pjesë këtu në Kosovë, pasi që vi për të treguar atë sigurinë, për të treguar atë se cfarë ofron Ulqini dhe gjithmonë kemi ndryshime por për tju siguruar që jeni gjithmonë të mirëseardhur për tju dhënë garanci dhe për gjitha aspektet cka ofron kjo zonë turistike”, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave nga Mali i Zi, Fatmir Xhekaj.

Ndërsa nga Shqipëria, u hodh ideja për organizimin e një panairi të përbashkët gjithëkombëtar.

“Ne jemi vende të vogla dhe prap me panairet tona nuk e arrimë atë qellimin tonë që te jenë një platformë të rëndësishme, por unë i qëndroj mendimit që të bëjmë një panair mbarëkombëtarë- shqiptarë  me qëllim që të promovojmë identitetin tonë shqiptar”, tha presidenti i Unionit të Turizmit të Shqipërisë, Rrahman Kasa.

E drejtori i agjencionit “EuroKoha”, Remzi Ejupi u shpreh që Kosova nuk duhet vetëm që të jap turistë por të njëjtit t’i ketë edhe këtu.

“Është mirë që bëhen panaire të tilla edhe pse Kosova mendoj që akoma nuk është e gatshme që të ofrojë turizëm në atë të cilën e ka dhe e gëzon mendoj që duhet hala punë për të bërë sidomos në turizmin dimëror dhe turizmin malor”.

Në këtë panair pati edhe vizitorë të huaj, të cilët për herë të parë po njihen me atë që ofron Kosova.

“Ne jemi këtu për të parë se çfarë ka në Kosovë, që të kthehemi në Rumani dhe të flasim për ato që pamë këtu. Gjithashtu, unë kam ardhur këtu me kolegët e mi, ata janë prodhues, prodhues lokalë nga Rumania, dhe ju mund të shihni se çfarë bëjnë ata në Rumani mbase në të ardhmen shumë njerëz nga Rumania do të vijnë këtu në Kosovë dhe njerëzit nga Kosova mund të shkojnë në Rumani për të vizituar gjithashtu vendin tonë”, tha Nicoleta Busa nga Rumania.

Në hapësirat e panairit vizitorë të shumtë patën mundësi të shohin nga afër se çfarë ofron secili vend.

Ndërsa pati edhe takime mes përfaqësuesve të industrisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, Aliu: Pesha e dhembjes është e rëndë

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, Aliu: Pesha e dhembjes është e rëndë

“Më thirri tri herë nanë…” – rrëfimi i nënës pas gjetjes së eshtrave të djalit pas 27-vitesh

“Më thirri tri herë nanë…” – rrëfimi i nënës pas gjetjes së eshtrave të djalit pas 27-vitesh

Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses, asnjëri kandidat nuk i merr votat e nevojshme

Elvis Çitaku rrëmben çmimin e ushtarit më të mirë për këtë vit

Elvis Çitaku rrëmben çmimin e ushtarit më të mirë për këtë vit

Kurti në Barcelonë: Vonimi i zgjerimit të BE-së rrit rreziqet gjeopolitike

Kurti në Barcelonë: Vonimi i zgjerimit të BE-së rrit rreziqet gjeopolitike

​ZKA auditon procesin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore

​ZKA auditon procesin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën