tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Pamundësia e shqiptarëve për t’u kthyer në pronat e tyre në veri

Betim Osmani, banor i lagjes “Kroi i Vitakut” thotë se që nga viti 2016 iu ndërprenë punimet në ndërtimin e shtëpisë së tij në vendlindje. Ai thotë për televizionin se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje nga institucionet për këtë çështje, teksa apelon t’iu bëhet një zgjidhje nga niveli qendror.

Lindrit Zejnullahu nga Lindrit Zejnullahu
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpinë e nisi para 7 vjetëve.

Por, ndërtimi i mbeti në gjysmë.

Betim Osmani, banor i Lagjes “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën Veriore thotë që e ka mall vendlindjen dhe mezi pret t’i bëhet puna që të hyjë në këtë shtëpi.

Ai rrëfen për Tëvë1 se si i janë ndërprerë punimet në ndërtimin e shtëpisë nga disa persona të panjohur.

Sipas tij, që nga ajo kohë, megjithëse i ka lajmëruar të gjitha instancat, asnjëherë nuk ka marrë përgjigje nga to.

E rrugës për tek kjo lagje, bie në sy ky ish- postbllok i Policisë së Kosovës, për të cilin Osmani thotë se sikur të ishte funksional mbase do të ndikonte në një rikthim më të madh të shqiptarëve në këtë pjesë.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje për këtë çështje edhe nga Policia e Kosovës, por nga ky institucion nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi deri në momentin e publikimit të kronikës.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës së voni mori vendim që të nisë rregullimin e disa shtëpive për banorët shqiptarë në zonën veriore.

E ky vendim u mirëprit nga shumica e banorëve që i kanë pronat në veri.

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Griezmann “ngulit” bukur për golin e dytë, Realit i duhet një mrekulli

24/09/2023

Çollaku: Nuk shoh përkeqësim të situatës në veri sot e nesër

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.