TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Palestinezët refuzojnë planin për transferim të detyruar

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Pesë ushtarë izraelit të vrarë dhe 14 të plagosur në Gaza

Mbyllja e pikës kryesore të shpërndarjes së ndihmës së GHF-së (Fondacioni Global Humanitar) në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ka përkeqësuar ndjeshëm gjendjen humanitare, duke lënë mijëra palestinezë pa qasje të sigurt në ushqime dhe ndihma bazë.

Banorët e Gazës, tashmë të goditur rëndë nga lufta dhe izolimi i vazhdueshëm, mbyllja e kësaj pike shpërndarjeje i detyron ata të udhëtojnë drejt Rafah-ut në jug të Gazës – një rrugë e gjatë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme, e monitoruar vazhdimisht nga dronët izraelitë.

Rruga për në Rafah është një udhëtim i dëshpëruar dhe i pasigurt. Shumë njerëz kthehen pa asgjë, pasi ndihmat janë të pakta dhe shpërndarja është kaotike.

Shumë familje, tashmë të rraskapitura nga muajt e konfliktit, ndihen të bllokuara. Me pak ose aspak alternativa, ato ndodhen përballë një krize akute urie dhe pasigurie ushqimore.

Zhvillimet e fundit po ngjallin shqetësime të mëdha për zhvendosje të detyruar të popullsisë. Ekspertë dhe organizata ndërkombëtare po paralajmërojnë se pengimi i qëllimshëm i aksesit në ndihma në pjesë të caktuara të territorit mund të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për të zhvendosur popullsinë palestineze në jug të Gazës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar më herët se qeveria izraelite synon të ndërtojë një “qytet humanitar” në vend të rrënojave të Rafah-ut, një deklaratë që është pritur me zemërim dhe refuzim nga palestinezët, të cilët e shohin këtë si një përpjekje për të imponuar zhvendosje të përhershme.

Drejtori i programit të Politikës së Jashtme në Këshillin e Lindjes së Mesme për Çështjet Globale deklaroi për Al Jazeera se, ndërsa nuk është ende e qartë se sa serioz është plani izraelit, pasi Jordania dhe Egjipti kanë refuzuar të pranojnë palestinezët, pasi besojnë se Izraeli nuk do t’i lejojë kurrë ata të kthehen në enklavë.

“Nëse ky plan është serioz, atëherë bëhet fjalë për spastrim etnik,” tha ai.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​Dita Botërore e Sindromës Down

​Dita Botërore e Sindromës Down

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

E mërkura me diell dhe vranësira

E shtuna me diell e vranësira

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën