TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pal Lekaj nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Lekaj: Përgatituni për zgjedhje

Pal Lekaj nuk do të garojë në listën e kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 7 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lekaj përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se vendimi për tërheqje vjen në funksion të hapjes së rrugës për gjeneratat e reja brenda subjektit politik.

“Sot, pas 26 vitesh, unë kam vendosur që në zgjedhjet e 7 Qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj, por duke dhënë mbështetjen time absolute dhe duke u angazhuar edhe më shumë se asnjëherë më parë që Aleanca, bashkë me kandidatin për Kryeministër z. Ardian Gjini, të dalë fuqishëm në këto zgjedhje, me listën dhe emrat më të mirë që mund të ketë një grupim politik”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka shtuar se beson që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me kandidatin për kryeministër Ardian Gjini, do të arrijë rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme.

Në reagimin e tij, Lekaj ka përmendur edhe kreun e partisë, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se “do të mbetet gjithmonë shtyllë dhe themel i familjes sonë politike”.

“Për më shumë se 26 vite, Ramush Haradinaj ndërtoi një familje të fuqishme politike, duke mbledhur rreth vetes njerëzit më të zotë dhe më të përkushtuar të vendit. Kosova pati fatin që në dy mandate ai, bashkë me familjen politike të Aleancës, të ishte në krye të Qeverisë. Gjatë atyre mandateve u realizuan projekte dhe vendime të rëndësishme, të cilat sot janë pjesë e historisë më të re të Kosovës. Personalisht, kam pasur nderin të jem në krah të Ramushit gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik. Të jesh pranë një udhëheqësi dhe burrështetasi si ai është fat dhe privilegj i veçantë. Kryetari ynë, Ramush Haradinaj, do të mbetet gjithmonë shtyllë dhe themel i familjes sonë politike, andaj ju ftoj të gjithëve që të punojmë për fitoren e datës 7 Qershor”, ka thënë ai.

Në fund, ai u ka bërë thirrje mbështetësve të AAK-së që të angazhohen për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndryshe, Lekaj ka qenë ministër dhe deputet, po ashtu edhe kryetar i Komunës së Gjakovës për një mandat./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dubravë të Istogut

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Moslirimi i Thaçit me kusht – avokatët thonë se është diskriminuese që Thaçit nuk iu pranua oferta për dorëzani

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën