TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pacolli i kundërpërgjigjet Lajçakut: Për çështjen e dinarit nuk ka kompromis

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Pacolli i kundërpërgjigjet Lajçakut: Për çështjen e dinarit nuk ka kompromis

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, i është kundërpërgjigjur deklaratës së të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se diskutimi për çështjen e dinarit serb do të vazhdojë në idetë e BE-së për kompromis.

Pacolli tha se lidhur me dinarin nuk ka kompromis të mundshëm, pasi që sipas saj, nuk kanë çfarë lloj kompromisi të bëjnë.

“Nuk ka kompromis të mundshëm në këtë drejtim, për shkak se nuk ka çfarë kompromisi të bëjmë. Ne po mundohemi të gjejmë rrugë legale se si mund t’i sjellë Serbia paratë. Nuk po diskutohet këtu vendimi i Bankës Qendrore, sepse ai vendim tashmë është marrë dhe nuk është në diskutim, por po diskutohet për rrugët të cilat duhet t’i ndjek Serbia që t’i dërgojë paratë”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ajo tha se gjatë takimit të sotëm në Bruksel nuk është diskutuar për vendimin e BQK-së, por për mënyrën legale se si të transferohen paratë e Serbisë në Kosovë, derisa shtoi se nuk kanë njohuri për propozimin e BE-së, pasi që nuk është bërë ende publik.

Pacolli është shprehur pesimiste se do të ketë rezultate për çështjen e dinarit edhe pas takimit të radhës që do të mbahet pas dy javësh në Bruksel.

“Për Serbinë është e vështirë që ta pranojë një gjë të tillë, sepse duhet të bëhet transparente për popullin e saj, por edhe për qytetarët serbë këtu në Kosovë të tregojë saktë ku shkojnë paratë dhe sa para sjellë në Kosovë”.

Pas takimit të sotëm në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë më 1 shkurt.

Kryenegociatorët e të dy vende kanë akuzuar njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. Por, Bashkimi Evropian tha se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket dinarit./teve1.info/

Tags: dinariFitore PacolliMiroslav Lajçak
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën