TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pacientja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 12-vjeçare – Policia jep detaje

by Tëvë1
11 muaj ago
3
A A
Pacientja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 12-vjeçare – Policia jep detaje

Një vajzë rreth 12 vjeçe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Spitalin Rajonal të Prizrenit, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Rasti është raportuar të enjten pasdite, rreth orës 16:00, kur Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën për vdekjen e një pacienteje në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë. Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar për tëvë1 se viktima kishte qenë e shtruar për trajtim një natë më herët, ndërsa vdekja e saj ka ndodhur pasditen e së enjtes.

“Me datën 18.12.2025, rreth orës 16:00, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se një paciente kishte humbur jetën në rrethana ende të panjohura në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës i repartit, në cilësinë e dëshmitarit, është konfirmuar se viktima, gjinia femërore, rreth 12 vjeçe, ishte pranuar për trajtim më 17.12.2025, rreth orës 23:50, ndërsa më 18.12.2025, rreth orës 15:55, kishte ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Stacionit Policor Prizren, si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit.

“Me urdhër të Prokurorit kujdestar të shtetit, rasti është iniciuar si hetim i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti është kaluar për hetime të mëtejme”, ka shtuar ai.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Tags: PoliciaSpitali i PrizrenitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fituese e zgjedhjeve për Këshillit Kombëtar Shqiptar

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën