TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pacientët e “të nxehtit” – Çfarë simptoma kanë?

Temperaturat e larta në vend kanë bërë që të rritet numri i pacientëve nëpër institucione shëndetësore. Për t’i shmangur problemet shëndetësore, rekomandohet mosekspozimi në diell nga ora 11 e paradites deri në ora 4 të pasdites.

by Florijeta Dernjani
12 muaj ago
0 0
A A

Është qendra kryesore e mjekësisë familjare në Klinë.

Ky institucion parësor shëndetësor, ditëve të fundit kur temperaturat kanë kaluar 36 gradë Celsius, ka pranuar më shumë pacientë.

Sipas menaxhmentit të kësaj QKMF-je, pacientët janë dyfishuar, me simptoma të ndryshme që burim kanë të nxehtin.

“Fillimisht pacientët kanë ardhë me simptoma si vjellje e marramendje, kurse ditëve të fundit, kemi pacientë që vijnë me një lodhje shumë të theksuar, me simptoma të marramendjes, por në shumicën e herave kanë edhe dhimbje barku. Kemi pacientë që kanë kolabu, domethënë iu ka rënë të fikët prej temperatuarave të larta dhe mandej familjarët i kanë sjellë në QKMF”, ka thënë drejtori I QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.

QKMF-ja në Klinë, përballimin e këtij fluksi të qytetarëve po e ka paska të vështirë për shkak se një pjesë e stafit të saj, me probleme kronike e gratë shtatëzëna, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, po punojnë me orar të reduktuar.

“Është sezona e pushimeve, shumicën e stafit e kemi pasë në pushime kurse tash me reduktimin e stafit, ndoshta ka paraqit problem për shkak të fluksit të pacientëve të cilët janë në QKMF”, ka shtuar tutje Bojaj.

Për t’i shmanguar problemet shëndetësore që sjell i nxehti, rekomandohet shmangia e daljeve jashtë gjatë orëve të mesditës.

“Jo vetëm ata që kanë problem kronike, por edhe ata që nuk kanë problem duhet të ruhen në këto temperatura. Për shkak se temperaturat kanë kaluar mbi 37-38 gradë Celsius. Ky i nxehtë është një determinues për një gjendje të re dehidruese, domethënë pacienti është në gjendje që brenda 24 orëve t’i humbasë lëngjet e trupit dhe me pasë telashe shumë serioze me organizmin e vet”, ka përfunduar Bojaj.

Kështu po veprojnë disa qytetarë, duke i kryer punët e tyre gjatë paradites e në mbrëmje.

“Vallahi unë përveti deri në 8 diçka kom bo. 8 e tutje kam hy mrena, bile edhe në dhomën time se s’kam mujt me nejt kërkun. Deri në 7, e tana jam qu me bo najsen”, është shprehur qytetari.

“Ne që jemi më të ri jo, por këta që janë ma pleq ma zor e kanë…….Në mëngjes e në mbrëmje veç po dalim, e në mesditë veç për do analiza erdha se s’kisha dalë”, ka thënë edhe qytetari tjetër.

Nga mesi i kësaj jave, është paralajmëruar se do të ketë rënie të temperaturave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën