TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pa njoftim nga Abdixhiku, Gaxherri mbetet jashtë Kryesisë së LDK-së: Nuk jam njoftuar për largimin

Të mërkurën, Lidhja Demokratike e Kosovës kanë njoftuar për emrat e rinj brenda anëtarësisë së kryesisë së re të partisë. Këtë herë, shumë emra kanë mbetur jashtë kësaj liste dhe të rinj i janë shtuar. Njëri nga emrat jashtë ka qenë ai i Besa Gaxherrit, ajo për Tëvë1 thotë se nuk ka qenë e njoftuar për largim.

by Fetije Kamberi
2 orë ago
1 0
A A

Është lista që Lidhja Demokratike e Kosovës e publikoi të mërkurën.

Në të janë plot 34 emra.

Përmes saj, ky subjekt politik, e bëri të ditur kryesinë e re.

Por në të, nuk figuroi më emri i ish-anëtares së kryesisë, Besa Gaxherri.

Vet Gaxherri për Tëvë1 tregoi se kryetari, Lumir Abdixhiku, nuk e njoftoi për largimin.

“Jo absolutisht nuk e kemi pasë ndonjë takim edhe pse unë kam pas herë pas herë komunikim personal me z.Abdixhikun për çështjet e Kosovës sepse shumë shpesh më kanë shqetësu ngjarjet dhe komunikimi i fundit ka qenë kur i kam kërkua nga ai që urgjentisht ti ketë organet e partisë që ne të dalim me veprim”, ka thënë Gaxherri.

Sipas Gaxherrit, largimi i figurave që kontribuuan për dekada, mund ta dëmtojë këtë parti.

“Të mos respektohet kontributi, vlerat shumë vjeçare e zyrtarëve të vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës që tashmë janë të paktë, fatbardhësisht LDK-ja tashmë ka përbërjen më të madhe të zyrtarëve të rinj, megjithatë nuk duhet të bëhet ose të ndodhë kjo shkëputja me ne të cilët kemi punuar me dekada, sepse kjo gjë do të dëmtoj LDK-në dhe jo neve si individ, sepse unë konsideroj se unë nuk kam nevojë shumë për LDK-në por duhet të ketë LDK-ja ka nevojë për mua, megjithatë kështu e ka parë z.Abdixhiku edhe do ti diskutojmë në vazhdimësi”, u shpreh tutje Gaxherri.

Por, Gaxherri nuk ishte ndryshimi i vetëm i listës së re të kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Në kryesinë e re të LDK-së, do të mungojnë edhe emrat si ai i profesorit, Muhamet Hamiti, ish-ministrja Vlora Dumoshi, ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, si dhe Florian Dushi e Driton Selmanaj.

Të gjithë këta, u zëvendësuan me Paris Gurin, Ukë Rugovën, Arbër Ismajlin, Ermal Sadikun, e disa të tjerë.

Për këtë, thotë se ka një shpjegim ish deputeti i LDK-së, Blerim Grainca.

“Në këtë rast në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk kemi ndërrim apo ndarje në të vjetër dhe të rinj, unë më shumë e quaj në të ndëgjueshëm dhe në të padëgjueshëm, në servil dhe jo servil, në ata që punojnë për LDK-në dhe ata që janë aty për me punu përveti”, ka thënë Grainca.

Në fund, LDK tha se Kryetari në përputhje me udhëzimet dhe autorizimet e marra, do të propozojë së shpejti dhe Trupën Këshillëdhënëse, të përbërë nga figura të shquara të këtij subjekti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ishalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje”- 27 vjet ende pritje për fatin e familjarëve

“Ishalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje”- 27 vjet ende pritje për fatin e familjarëve

Ministri i Jashtëm belg nesër në Prishtinë, takohet me Kurtin

Ministri i Jashtëm belg nesër në Prishtinë, takohet me Kurtin

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë jep sqarim për shtrenjtimin e biletave

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë jep sqarim për shtrenjtimin e biletave

Njoftim i Ministrisë për Punë për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Njoftim i Ministrisë për Punë për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

“Këndi i Kimit”- 15.04.2026

“Këndi i Kimit”- 15.04.2026

“Ishalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje”- 27 vjet ende pritje për fatin e familjarëve

“Ishalla do Zoti deri në fund t’i gjejmë këto mbetje”- 27 vjet ende pritje për fatin e familjarëve

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

Ministri i Jashtëm belg nesër në Prishtinë, takohet me Kurtin

Ministri i Jashtëm belg nesër në Prishtinë, takohet me Kurtin

Muriqi befasohet nga Eto’o, e uron për rekordin te Mallorca

Muriqi befasohet nga Eto’o, e uron për rekordin te Mallorca

Erblin Osmani në bankën rezervë te Bayerni për ndeshjen ndaj Realit

Erblin Osmani në bankën rezervë te Bayerni për ndeshjen ndaj Realit

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë jep sqarim për shtrenjtimin e biletave

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë jep sqarim për shtrenjtimin e biletave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën