TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: U ngrit për të gjykuar vetëm pjesëtarët e UÇK-së

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me procesin që çoi në krijimin dhe funksionimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke ngritur çështjen e legjitimitetit dhe perceptimit publik ndaj kësaj gjykate.

Sipas reagimit të organizatës, procesi i themelimit të kësaj gjykate nuk erdhi si rezultat i një reforme të brendshme të sistemit të drejtësisë në Kosovë, por nisi pas raportit të paraqitur në vitin 2011 nga senatori zviceran Dick Marty në Këshilli i Evropës, raport që përmbante akuza të rënda ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë pretendime për trafikim organesh.

Sipas OVL-UÇK-së, ky raport krijoi presion të madh ndërkombëtar ndaj Kosovës, duke e vendosur vendin përballë një realiteti të ri politik.

“Mandati i Gjykatës ishte i kufizuar dhe u fokusua vetëm tek pretendimet për “krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së”. Në planin politik dhe moral, kjo ka prodhuar perceptimin e një drejtësie të fragmentuar. Në opinionin publik shqiptar, pamja mbetet e thjeshtë: një mekanizëm i posaçëm ndërkombëtar është ngritur për të gjykuar vetëm njërën palë, shqiptarët. Ky perceptim është thelluar edhe më tej nga bashkëpunimi i ngushtë i institucioneve serbe me Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë”.

Në reagim përmenden edhe arrestimet e vitit 2020, kur disa nga ish-krerët e lartë të UÇK-së u arrestuan në kuadër të hetimeve të kësaj gjykate.

“Arrestimet e vitit 2020, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe të tjerëve, shënuan momentin kur procesi mori një dimension të fuqishëm simbolik. Përmes operacioneve të EULEX-it, u kryen arrestime me dhjetëra makina, forca speciale të maskuara dhe të armatosura rëndë, automjete të blinduara. Personave që publikisht kishin deklaruar gatishmëri për t’u dorëzuar vullnetarisht, iu lidhën duart sikur të ishin kriminelë në arrati. Arrestime nëpër rrugë, konfiskime telefonash, ndalesa 24-orëshe, kontrolle të shtëpive me ekspozim publik, një spektakël force e shfrenuar. Edhe nëse këto masa mund të arsyetohen me standarde sigurie, imazhi publik ndikoi thellë në opinionin shoqëror. Drejtësia nuk perceptohet vetëm përmes dokumenteve ligjore, por edhe përmes mënyrës se si zbatohet në terren”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së./teve1.info/

Tags: gjykata speciale ne hageish-kreret e UÇK-sëOVL e UÇK-sëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku mbeten të plagosur dy persona

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Pesë shtete të BE-së bëjnë thirrje për një taksë të re mbi fitimet e energjisë, mes rritjes së çmimeve

Pesë shtete të BE-së bëjnë thirrje për një taksë të re mbi fitimet e energjisë, mes rritjes së çmimeve

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku mbeten të plagosur dy persona

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën