TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se i është drejtuar me një letër publike disa institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar tërheqjen e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, të autorit Shkëlzen Gashi.

Sipas OVL-UÇK-së, letra u është dërguar Community Development Fund (CDF) – Ambasada e Suedisë në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Institute of International Education (IIE), Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (FDFA) – Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Cultural Heritage without Borders (CHwB), si dhe Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) / Open Society Foundations.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK shpreh shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e këtij publikimi, duke theksuar se trajtimi i temave të ndjeshme historike kërkon standarde të larta profesionale dhe përgjegjësi të shtuar.

Sipas letrës, një nga problemet kryesore është mungesa e një metodologjie të qartë kërkimore, çka, sipas organizatës, e afron publikimin më shumë me një përmbledhje sesa me një studim të mirëfilltë shkencor. Po ashtu, theksohet se në disa raste janë përfshirë ngjarje të cilat cilësohen si “masakra”, ndonëse vetë publikimi pranon mungesën e burimeve të mjaftueshme për to, duke krijuar kontradikta dhe dyshime për saktësinë e të dhënave.

OVL-UÇK kritikon edhe mënyrën e klasifikimit të viktimave, duke e cilësuar si reduktuese ndarjen strikte mes civilëve dhe luftëtarëve, e cila, sipas tyre, nuk reflekton kompleksitetin e realitetit në terren dhe mund të çojë në interpretime të deformuara.

Në letër përmenden gjithashtu mospërputhje në të dhënat numerike të viktimave dhe përdorimi i materialeve vizuale që, sipas OVL-UÇK-së, nuk përkojnë gjithmonë me ngjarjet që pretendohet të paraqiten.

Organizata vlerëson se përfshirja e institucioneve ndërkombëtare si mbështetëse të publikimit nuk është neutrale dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë të legjitimitetit institucional me përmbajtjen e tij, pavarësisht deklarimeve formale të distancimit.

Të shtunë, janë hequr nga sheshet e kryeqytetit tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Kjo pasi që janë vërejtur pasaktësi në përmbajtjet e të dhënave të paraqitura në dy anët e sheshit.

Tags: Masakrat në Kosovë 1998–1999OVL e UÇK-sëterheqje e mbeshtetjesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kurti: Buxheti i vitit 2027 miratohet të hënën, do të jetë i investimeve kapitale

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Vuçiq  përballet me kërkesë për arrestim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën