TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani viziton Gjilanin, uron Hysenin për mandatin e dytë

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Osmani viziton Gjilanin, uron Hysenin për mandatin e dytë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, të cilin e uroi për fillimin e mandatit të tij të dytë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë vizitës, Osmani dhe Hyseni kanë takuar biznese të ndryshme lokale dhe janë ndalur për bashkëbisedim me qytetarë të Gjilanit.

“Falënderojmë përzemërsisht presidenten Osmani për vizitën, për mbështetjen dhe interesimin e treguar për projektet dhe nevojat e Gjilanit”, ka deklaruar Hyseni.

Presidentja Osmani e ka vlerësuar ditën në Gjilan si të mbushur me energji pozitive dhe frymëzim.

Ajo ka thënë se me Hysenin kanë diskutuar për projektet zhvillimore që pritet t’i japin komunës më shumë dinamizëm dhe mundësi të reja.

“Urova kryetarin Alban Hysenin, për mandatin e tij të dytë dhe bashkëbiseduam për projektet që do t’i japin qytetit më shumë zhvillim dhe mundësi të reja”, ka thënë Osmani.

Gjatë vizitës, Osmani është ndalur edhe në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, ku është mirëpritur me performanca nga Kori i grave “Muza”, si dhe është takuar me fëmijët e kopshtit IP “Integj”, duke i cilësuar momentet si “çaste të paharrueshme”.

Presidentja ka vlerësuar edhe sukseset e kompanisë “Interplas Trocal”, të cilën e quajti lidere në rajon dhe shembull të inovacionit dhe vizionit që i kontribuojnë zhvillimit të vendit.

Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Hyseni kanë vizituar edhe klubin e futbollit “Drita”.

Presidentja i ka përgëzuar sportistët për arritjet në garat vendore dhe evropiane.

“Vizituam edhe klubin e futbollit “Drita”, të cilët i përgëzova për rezultatet në nivel shtetëror, e posaçërisht në garat evropiane, në të cilat po na bëjnë krenarë të gjithëve. Faleminderit Gjilan”, është shprehur presidentja Osmani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën