tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Osmani: Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime

tëvë1 nga tëvë1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale në veri janë legjitime.

Sipas saj, suksesi i veprimeve të Kosovës në mbrojtje të qytetarëve varet njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët, përcjell teve.info

Osmani po ashtu ka theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Situata në veri është tensionuar që nga mesdita e sotme, si shenjë pakënaqësie nga serbët lokal pas betimit që kanë bërë dje kryetarët e komunave në Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan.

Në këto protesta janë lënduar pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, derisa janë dëmtuar 4 vetura.

Bashkimi Evropian ka dënuar fuqishëm situatën e krijuar në veri të vendit, teksa kanë bërë të ditur se nuk do pranojnë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe provokues.

Reagim për situatën në veri ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë. Ai po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja dënon “veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”. /Teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
LAJMET

Prezencë e madhe e Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë te Ura e Ibrit

01/06/2023
LAJMET

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

01/06/2023
LAJMET

Lajçak deklarohet për takimin me Kurtin në Bratislavë

01/06/2023
LAJMET

Në shënim të 1 Qershorit, Kurti mori pjesë në diskutim të hapur me nxënës

01/06/2023

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me me presidentin Francës, Emanuel Macron, e kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz...

Prezencë e madhe e Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë te Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
0

Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë,...

Foto ilustruese

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

01/06/2023
0

Pas situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.