Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Pashkëve Katolike.
Osmani ka shkruar se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin, raporton teve1.info.
“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Osmani./teve1.info/.