TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani takon Rohden, kërkon që grupet kriminale në veri të ballafaqohen me drejtësinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani takon Rohden, kërkon që grupet kriminale në veri të ballafaqohen me drejtësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit.

“Në këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe konfirmoi partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Osmani gjatë ditës ka takuar edhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Ajo falënderoi ushtarët e KFOR-it për përkushtimin gjatë ditëve të tensionuara në veri.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin, si dhe profesionalizmin e dëshmuar të trupave italiane të KFOR-it në ballafaqim me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në veri të vendit dhe u dëshiroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar”, thuhet në komunikatë.

Presidentja në takimin me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Presidentja Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndihmën në ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase. Ajo vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë, që i ofron Zyrës së Presidentes ekspertizë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe fusha të tjera”,ka thënë Osmani./teve1.info/

Tags: takimi me abasadorin e GjermaniseVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës

Shkodra për formimin e institucioneve: Situata është komplekse sikurse para 28 dhjetorit

Zvicra me fitore bindëse kundër Bosnjës, shënon Xhaka

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën