Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.
Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Osmani tha se Portugalia është shtet jashëzakonisht miqësor, për të cilin tha se “na ofron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”.
“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm.”, tha Osmani./teve1.info./