TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: S’ka masa nga drejtësia – Prokuroria pa përgjigje se a është intervistuar presidentja

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se institucionet e drejtësisë nuk kanë marrë asnjë masë për dhjetëra kërcënime me jetë që ka marrë. Sipas Osmanit, nuk po trajtohet barabartë nga këto institucione. Nga Prokuroria nuk kanw kthyer përgjigje se a e kanë intervistuar Osmanin, por televizioni merr vesh se rasti është duke u trajtuar.

by Fetije Kamberi
5 muaj ago
2 0
A A

Të enjten, e para e shtetit, Vjosa Osmani tha se si presidente nuk po trajtohet barabartë nga organet e drejtësisë.

Ajo tha se këto institucione nuk kanë marrë asnjë masë ndaj kërcënimeve ndaj saj.

“Deri sot, përkundër dhjetëra kërcënimeve me jetë, për vrasje me plumb në ballë, për ngrehje zhag e dëbim nga Kosova e për dhunim të fëmijëve të mi është hera e vetme në historinë e institucioneve të Kosovës që drejtësia nuk ka marrë asnjë masë, zero”, tha presidentja.

Se a është intervistuar e para e shtetit dhe pyetjet e tjera, nuk dhanë detaje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Por në komunikatën e fundit, thanë se kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me të pranuar informacionin nga Policia e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin konkret. Prokurori i rastit, tashmë ka takuar dhe autorizuar Njësinë nga Krimet e Rënda dhe Krimet Kibernetike për të mbledhur prova dhe është në koordinim të plotë me hetuesit policorë, në identifikimin e të dyshuarve dhe sigurimin e provave për ndriçimin e dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti penal. Në këtë fazë, nuk mund të ndajmë më shumë informacione lidhur me zhvillimin e procedurave hetimore”, thuhet nga Prokuroria Speciale.

Burime brenda Prokurorisë Speciale kanë thënë se rasti është duke u trajtuar.

Për profesorin Avdi Smajljaj, institucionet e drejtësisë nuk duhet të injorojnë institucionin më të lartë të shtetit.

Smajljaj foli edhe deklaratat e Osmanit për sigurinë e vajzave të saj.

Ai tha se në rast të kësaj frike, e para e shtetit mund të jep dorëheqje por nuk beson që e bën.

Të enjten, e para e shtetit mbajti një deklarim para gazetarëve ku foli për shkollimin e vajzave të saj dhe rastet e saj të kërcënimit. Gjithashtu ajo i sulmoi edhe gazetarët duke i quajtur “Radojciqa”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mediu: Evropa s’ka strukturë ushtarake e Ballkani s’ka kapacitete operacionale për t’u përballur me konflikte ushtarake

Mediu: Evropa s’ka strukturë ushtarake e Ballkani s’ka kapacitete operacionale për t’u përballur me konflikte ushtarake

Haliti: Ndërkombëtarët janë të përgatitur që në momentin kur hapet ura e Ibrit do ta mbyllin

Xhavit Haliti e ripërsëritë, thotë se presidenti duhet t’i takojë PDK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Xhematlinjtë kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së, thonë se do të dalin në protestën e 17 Shkurtit

Telefoni i famshëm i Nokia-s rikthehet

Telefoni i famshëm i Nokia-s rikthehet

Mediu: Evropa s’ka strukturë ushtarake e Ballkani s’ka kapacitete operacionale për t’u përballur me konflikte ushtarake

Mediu: Evropa s’ka strukturë ushtarake e Ballkani s’ka kapacitete operacionale për t’u përballur me konflikte ushtarake

Haliti: Ndërkombëtarët janë të përgatitur që në momentin kur hapet ura e Ibrit do ta mbyllin

Xhavit Haliti e ripërsëritë, thotë se presidenti duhet t’i takojë PDK-së

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Treni goditi veturën, i lënduar ushtari i FSK-së

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën