TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani shpalos detaje për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se në fund të muajit maj, ka pasur informacione për veprime specifike të Serbisë në kufirin me Kosovën. Gjithçka, ajo ka thënë se ndërlidhej me realizimin e një përshkallëzimi në Kosovë.

by Venhar Isufi
2 muaj ago
0 0
A A

Pas vizitave në ShBA dhe Letoni, shefja e shteti u rikthyer në Kosovë.

Ashtu siç paralajmëroi, mbajti një konferencë për media.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dha detaje për deklaratën e saj të dhënë në SHBA, në lidhje me planifikimet e Serbisë për një sulm të ri ndaj Kosovës.
“Kam deklaruar se Serbia ka pas qëllim dhe ka qëllim që të destabilizojë situatën në Kosovës. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme. Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufij me Kosovën. Pas këtyre informatave kam pas takime me organet e sigurisë që më raportojnë, si presidente jemi siguruar që çdo institucion ka mobilizimin e duhur për sigurinë e vendit, u shpreh Osmani të enjten në një konferencë për media.

Për këto deklarime të Presidentes, emisari amerikan, Richard Grenell, tha se Osmani i keqinterpretoi deklarimet e Presidentit Trump.

Për këtë çështje, Osmani kishte një përgjigje.

“Këto janë çështje të brendshme të institucioneve të ShBA-së, pra nuk dua ta komentoj fare, sa i përket asaj që kam deklaruar gjatë vizitës sime në ShBA, unë e kam falënderuar presidentin Trump për rolin e tij në botë por edhe në rajonin tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, besoj se secili qytetar i Kosovës është falënderues për rolin e ShBA-ve, ne e ruajmë Kosovën edhe në mbështetje amerikane, i ruajmë kufijtë tanë me prezencën ushtarake amerikane në Kosovë dhe bashkëpunojmë ngushte me administratën amerikane në mënyrë që kontributi ynë si Kosovë të jetë vetëm për paqe, siguri dhe zhvillim”, tha tutje Osmani.

Duke komentuar deklaratën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se janë të interesuar për paqe, Osmani tha se kjo është vazhdimësi e propagandës.

“Gënjeshtrat e Serbisë se nuk ndërmerr hapa destabilizues janë pjesë e propagandës së vazhdueshme”, tha e para e vendit.

Presidentja foli edhe për ngërçin e krijuar me konstituimin e Kuvendit. Nëse deri në fundjavë nuk arrihet një marrëveshje, ajo pati një paralajmërim.

“Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe në qoftë se edhe gjatë këtij vikendi nuk ka ndonjë marrëveshje e cila mund të rezultojë me institucione të konstituuar, atëherë në fillim të javës ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, por ne nuk mund të parashikojmë sesa kohë do të marr pastaj, se mund të marr shumë kohë me u përgjigj e kjo pastaj na fut në një krizë kushtetuese me të cilën Kosova nuk është përballur asnjëherë më herët”, u shpreh Osmani.

Në rast se tejkalohet afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, atëherë vendi sipas Osmanit, do të shkonte në një krize kushtetuese të paprecedentë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK prezanton kandidatin për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli

LDK prezanton kandidatin për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli

“Nëse nuk bjen pare ka me të mbytë” – Bislim Syla në gjykatë për keqtrajtimin e Adile Sadriut

“Nëse nuk bjen pare ka me të mbytë” – Bislim Syla në gjykatë për keqtrajtimin e Adile Sadriut

Punëtorët e sigurimit fizik të Komunës së Prishtinës ankohen për vonesë në paga

Punëtorët e sigurimit fizik të Komunës së Prishtinës ankohen për vonesë në paga

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Stojkoviq: Vuçiq publikisht po tregon se kontrollon grupin paramilitarë të Radoiçiqit

LDK prezanton kandidatin për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli

LDK prezanton kandidatin për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli

Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kosovës

Paqarada lëndohet rëndë, këput ligamentin

Serebe i Ballkanit, më i miri i javës

Serebe i Ballkanit “Ylli i Javës”

Gjoni Palokaj i pandalshëm, fitorja e shtatë rresht, synon rival nga Top 5

Gjoni Palokaj i pandalshëm, fitorja e shtatë rresht, synon rival nga Top 5

Bëhet zyrtare, UEFA vendos për ndeshjen Serbi – Shqipëri, nuk do të luhet në Beograd

Bëhet zyrtare, UEFA vendos për ndeshjen Serbi – Shqipëri, nuk do të luhet në Beograd

“Nëse nuk bjen pare ka me të mbytë” – Bislim Syla në gjykatë për keqtrajtimin e Adile Sadriut

“Nëse nuk bjen pare ka me të mbytë” – Bislim Syla në gjykatë për keqtrajtimin e Adile Sadriut

Punëtorët e sigurimit fizik të Komunës së Prishtinës ankohen për vonesë në paga

Punëtorët e sigurimit fizik të Komunës së Prishtinës ankohen për vonesë në paga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën