TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Qytetarët tanë të prekur nga tërmeti në Turqi janë në gjendje të mirë

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Qytetarët tanë të prekur nga tërmeti në Turqi janë në gjendje të mirë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi se nëntë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët u gjetën në zonën e goditur nga tërmeti në Turqi, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë nisur për në Ankara.

Osmani në Ministrinë e Jashtme iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku është pyetur edhe për ngjarjet pas tërmetit që goditi dje Turqi.

“Sot në mëngjes rreth orës 2 pas mesnate diplomati ynë më dërgoi një foto bashkë me nxënësit tanë. Të gjithë janë shëndosh, mirë dhe tashmë janë nisur për në Ankara, ku do të qëndrojnë sonte dhe do të nisen me autobus për në Shkup. Kështu, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lënduari që ka marrë kujdes shëndetësor është në gjendje të mirë, pa pasur nevojë për asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Të gjithë së bashku janë larguar, tashmë janë në rrugë për në Ankara”, tha Osmani.

Ai theksoi se nga fotografia që ka marrë shihet se janë në disponim të mirë, ndërsa ka shtuar se presin që të arrijnë në Shkup dhe se do të kujdesen për ta.

“Njëri është i lënduar, tjetri vetëm është kontrolluar. Një tjetër kishte nevojë për imobilizimin e një gjymtyre. Mirëpo edhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë së bashku janë nisur për në Ankara”, tha ministri Osmani.

Osmani përkujtoi se dje kanë mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në Qeveri, ku ka pasur rastin të informojë për zhvillimet në Turqi.

Sipas tij, gjatë seancës kanë arritur të krijojnë një trup koordinues dhe të obligojnë institucionet që të veprojnë në lidhje me ndihmën.

“Institucione të caktuara që në këtë seancë erdhën me vendime konkrete dhe mjete që mund t’i ofrojnë. Nuk e di saktësisht nëse janë nisur, por sot në mëngjes është dashur të nisen ekipet e para të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes sot duhet t’i dërgojë mjetet e ndihmës si dhe Ministria e Financave duhet t’i dërgojë mjetet e para financiare”, tha ai.

“Kështu, për këtë arsye e mbajtëm që dje seancën e jashtëzakonshme, në mënyrë që institucionet të koordinohen gjatë natës dhe ndihma të dorëzohet sot në mëngjes, sepse tani është çështje kohe. Sipas informacioneve që kemi, kushtet atmosferike janë shumë të këqija. Udhëtimi i ekipit tonë nga Ankaraja deri në lokacion ishte shumë i vështirë për shkak të kushteve atmosferike. Pra, të gjitha këto janë rrethana vështirësuese. Nëse duhet të reagojmë, duhet të reagojmë sot, duhet të reagojmë menjëherë derisa është koha kur mund të shpëtojmë jetë”, theksoi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. /AA/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

“Ta justifikosh Serbinë, për neve nuk ka vrasje tjetër” – kërkohet përgjegjësi institucionale për ekspozitën

Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kërkojnë falje publike: Qëllimi ishte të nderohen viktimat

UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi

Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi

Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Pejë

Nëntë banues dhe një zjarrfikës lëndohet nga zjarri që shpërtheu në një banesë kolektive në Ferizaj

Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dyshuari

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën