TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani pritet me nderime mbretërore nga Sulltani i Bruneit

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Osmani pritet me nderime mbretërore nga Sulltani i Bruneit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën është pritur me nderime mbretërore dhe me Gardë Ceremoniale nga Sulltani i Brunei Darussalam, Hassanal Bolkiah.

Sipas Presidencës, intonimi i himneve shtetërore u shoqërua me 21 shtëna të topave, në shenjë nderimi dhe respekti për këtë vizitë shtetërore, e cila po realizohet me ftesë të Sulltanit të Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani e ka falënderuar Madhërinë e tij, Sulltanin e Bruneit Darussalam si dhe Madhërinë e Saj, bashkëshorten e tij, për mikpritjen dhe për mbështetjen e palëkundur për Kosovën që nga koha e pasluftës, e pastaj me njohjen e pavarësisë dhe në proceset e mëtejshme në fuqizimin e shtetësisë sonë, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Në qendër të diskutimeve thuhet se ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha si ekonomia, turizmi, dhe teknologjia informative.

Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejme nga Sulltani Bolkiah për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare ‘posaçërisht në rajonin e Azisë Juglindore dhe vlerësoi rolin aktiv të Bruneit në këtë drejtim’.

“Me rastin e vizitës shtetërore, Sulltani i Bruneit ka organizuar edhe një banket shtetëror në nderim të Presidentes Osmani dhe Zotëriut të Parë, në praninë e anëtarëve të familjes mbretërore, qeverisë së Bruneit Darussalam, si dhe pjesëtarëve të korit diplomatik”, theksohet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani e ka ftuar Sulltanin Bolkiah për një vizitë zyrtare në Kosovë si hap për ta thelluar më tej miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

“Info Nata”- 02.12.2025

“Info Nata”- 02.12.2025

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Agani zbulon: LDK na ftoi edhe më 9 shkurt, por atëherë e refuzova

Agani zbulon: LDK na ftoi edhe më 9 shkurt, por atëherë e refuzova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën