Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka arritur në Presidencën e Kosovës, raporton teve1.info
Escobar është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, derisa kanë hyrë në takim të mbyllur për medie.
Në pritje nga Osmani, Escobar ka deklaruar se është i lumtur që ndodhet sërish në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur që u ktheva sërish në Kosovë”, është shprehur ai.
Osmani dhe Escobar, pas takimit pritet të mbajnë konferencë për medie.