Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Senegalit, Bassirou Diomaye Diakhar Faye me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, presidenti ka përcjellë urimet më të përzemërta për Osmanin dhe popullin e Kosovës.
Tutje, presidenti i Senegalit ka shpreh gatishmërinë për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve./teve1.info/