TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani nga Praga: Optimist për vizat, por duhet të jemi të kujdesshëm

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Osmani nga Praga: Optimist për vizat, por duhet të jemi të kujdesshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe për takimin me Macron e Scholz.

“Aty në radhë të parë kam ngritur çështjen të shtyrjes përpara të liberalizimit të vizave dhe së dyti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dy tema që domosdoshmërisht duhet të shtyhen përpara në mënyrë që Kosova të ketë progres konkret. Dhe pastaj natyrisht kemi diskutuar edhe për dialogun”, tha ajo.

Duke shtuar se Franca dhe Gjermania në nivelet më të larta po bëjnë përpjekje për intensifikimin dialogut dhe sipas saj Kosova nuk ka asgjë kundër të intensifikohen përpjekjet për një zgjidhje.

“Sii përfaqësuese e Kosovës para presidentit Macron e kancelarit Scholz kam paraqitur cilat janë vijat tona të kuqe që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit, kushtetutshmërisë, parimin e unitaritetit të shtetit dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional; që mos të lejojmë zgjidhje të cilat më shumë shkaktojmë probleme sesa që sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon. Unë i falënderoj të dy që na dhanë mundësinë që aq në detaje të shpjegojmë pozicionin tonë dhe ekipet e tyre shumë shpejtë përsëri do të ulen bashkë me ne të diskutojmë të gjitha temat edhe më në detaje se sa që kishim mundësi në këtë takim. Është shumë me rëndësi që liderë si Scholz e Macron kanë një angazhim dhe përkushtim kaq të madh që dialogu mes Kosovës e Serbisë të ecë në rrugë të drejtë”, theksoi ajo.

Ajo ka folur edhe për takimet që ajo i ka pasur në këtë samit. “Sa i përket kryeministrit të Greqisë e kam takuar edhe dy herë më herët në takime bilaterale të detajuara për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra është hera e tretë që po e takoj, ndërkaq kryeministrin e Sllovakisë është hera e parë që e takoj. Këto janë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, por të dyja kanë qëndrime konstruktive sepse asnjëherë nuk e kanë bllokuar rrugën evropiane të Kosovës. Kisha mundësinë të kërkojë përkrahje përtej tyre me disa prej çështjeve me të cilat po ballafaqohemi tani dhe po shpresoj që jemi në rrugë të drejtë por në fund këto do të jenë vendime të institucioneve të këtyre dy shteteve, ne kemi shpjeguar argumentet tona se pse është me rëndësi Kosova të ecë në mekanizmat ndërkombëtar. Siç e thash tani do të presim edhe vendimet e tyre. Çka është me rëndësi këto shtete asnjëherë nuk e kanë e bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën edhe pjesë janë shtete mosnjohjes në fakt na kanë përkrahur edhe publikisht”, tha ajo, raporton RTK.

Osmani është shprehur se presin që takimi i 13 tetorit ku takohet grupi punues për viza do të dëgjohet nga të gjitha këto shtete duke na përkrahur zëshëm, pavarësisht çfarë qëndrimi kanë sa i përket pavarësisë.

“Shpresojmë, natyrisht jemi optimist por edhe të kujdesshëm sa i përket atij takimi, po nuk përfundon gjithçka aty se ka shumë hapa të tjerë siç e dini deri në hyrjen në fuqi. Çka është me rëndësi është që sot një rivlerësim i Komisionit Evropian, i është dërguar të gjitha shteteve anëtare është jashtëzakonisht pozitiv, dhe në të njëjtën kohë ky rikonfirmimim i KE-së i njofton të gjitha shtete anëtare edhe për të gjitha reformat që janë kryer këtë 1 vit e gjysme duke i vlerësuar ato si reforma pozitive”, tha ajo.

Osmani bëri me dije se në të gjitha takimet që kam pasur në mbi 25 takime të gjithë e kanë potencuar se sa shumë i vlerësojnë reformat që Republika e Kosovës i ka ndërmarr përgjatë këtij një viti e gjysmë dhe sidomos për shtetet skeptike që kanë qenë më herët sa i përket vizave dhe kjo ka qenë determinuese në vendimin e tyre dhe këtë e kanë thënë secili prej tyre në këto takime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

​Reshjet e borës, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Reshje shiu e bore, Policia apel për kujdes në trafik – Komuna e Prishtinës thotë se ekipet janë në teren

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Theret me thikë një person në Fushë – Kosovë

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Osmani uron Erdoganin

Osmani ngushëllon Erdoganin: Qëndrojmë me popullin turk në këto momente

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

“Liria pa gjak nuk vjen” – 36 vjet nga rënia e Agron Fetahut

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Pajisja me lejeqëndrim, shqiptarët jashtë territorit të Kosovës thonë se presin me orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën