tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Osmani në takimin me homologen sllovene: Kosova do të ketë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut

tëvë1 nga tëvë1
11/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni, i cili po mbahet në Shkup, ka takuar presidenten eSllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Në takim, Osmani e ka vlerësuar partneritetin në mes të dy vendeve, duke theksuar se Kosova vazhdon të jetë mirënjohëse për rolin aktiv të Sllovenisë në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Kosovës.

Osmani shtroi nevojën e mbështetjes së mëtejme sllovene dhe potencoi se synim shtetëror e strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare ku do të avancohen interesat e qytetarëve të Kosovës.

Osmani dhe Pirc Musar diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Sipas presidentes, bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është në funksion në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal pasi që Sllovenia është shembull për realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

Në raport me dialogun me Serbinë dhe shtensionimin e situatës në veriun e vendit, Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në këtë drejtim dhe do të ketë qëndrim konstruktiv në tërë procesin e dialogut. Ajo, megjithatë shtoi, se rruga e vetme për paqe e stabilitet afatgjatë është atëherë kur rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës.

Në takim u rikonfirmua përkushtimi për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës e Sllovenisë. Të dy krerët e shteteve diskutuan edhe për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, fuqizimin e grave dhe të rinjve, agjendën e gjelbër etj.

Krasniqi: Vuçiq ishte kundërthënës, gënjeshtar e i frikësuar

24/09/2023

Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon

24/09/2023

Dugolli: Vuçiqin e nervozon profesionalizmi i Policisë së Kosovës

24/09/2023

Derbi i Francës flet për PSG-në, parizienët mposhtin me “poker” Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.