TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani në takim me Sarrazin: Veprimet e Policisë në veri janë legjitime

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani në takim me Sarrazin: Veprimet e Policisë në veri janë legjitime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Bëhet e ditur se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Sipas njoftimit, Osmani ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit.

Teksa ka thënë se pavarësisht këtyre përpjekjeve Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për të shtensionuar situatën pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të vendit.

“Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakuum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për të shtensionuar situatën pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të vendit në nëntor te vitit te kaluar dhe proceset demokratike e ligjore kanë vazhduar në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.

Tutje Osmani ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri janë legjitime, teksa ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe  koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

“Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtar dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm. Presidentja Osmani ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane të funksionimit si shtet qytetar duke ruajtur karakterin multietnik të saj dhe institucioneve të saj”, thuhet tutje.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në konferencë për medie të mbajtur pas vizitës në veri ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos për Kosovën dhe Serbinë.

Sarrazin ka theksuar se nuk do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit e cila sipas tij, i ofron të gjitha mundësitë të hidhet poshtë për shkak të siç tha ai, “një budallallëku”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën