tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Osmani: Marrëveshja me SHBA-në, dëshmi e mbështetjes së Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës

tëvë1 nga tëvë1
15/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes në vlerë prej 34.72 milionë euro me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogleg, tha se Kosova si rezultat i kësaj marrëveshje do të ketë në dispozicion gati 35 milionë dollarë projekte të cilat sipas saj, do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Osmani njëherit theksoi se kjo marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës.

“Do të kontribuojë drejpërdrejtë në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Sot së bashku me SHBA-të nënshkruam marrëveshjen e grantit për zhvillim si rezultat i saj do ti kemi në dispozicion gati 35 milionë dollarë, për projekte të cilat kontribojnë në përmirësimin e qytetarëve tanë pa dallim. Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj”, tha Osmani.

Teksa ka shprehur mirënjohje të thellë për siç tha ajo, vendosmërinë e palëkundur të SHBA-së, që të jenë krah Kosovës në përpjekjet kah zhvillimi dhe nevojat e qytetarëve.

“Në përpjekjet tona për të garantuar një të ardhme më të begatë për qytetarët tanë SHBA-të nuk kanë ofruar vetëm mbështetje por një partneritet të vërtetë, një partneritet të ndërtuar në besim të ndërsjellë dhe të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta. Andaj në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës. iu shprehë mirënjohjen tonë të thellë për vendosmërinë e palëkundur që të jeni krah nesh në përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë të orientuar kah zhvillimi dhe nevojat e qytetarëve tanë”, shtoi Osmani.

Kurse i pranishëm gjatë nënshkrimit ishte edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier./teve1.info/.

Osmani nënshkruan grantin milionësh me USAID-in

Konjufca: Xhevë e Fehmi Lladrovci u bënë frymëzim për luftën heroike të UÇK-së

22/09/2023

“Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

22/09/2023

Vdes një 32-vjeçar në Tiranë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

22/09/2023

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

22/09/2023

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.