TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Kosova në krahë me ShBA-në, çdo përpjekje e Serbisë për sulm do të dështojë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani: Kosova në krahë me ShBA-në, çdo përpjekje e Serbisë për sulm do të dështojë

Presidentja, Vjosa Osmani pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë Kosova do të punojë krahë për krahë me aleatët, në veçanti me ShBA-të, që kufiri të jetë i sigurt dhe të parandalohen sulme si ai në Banjskë.

Osmani tha se me SHBA-të në krahë, çdo përpjekje e Serbisë do të dështojë, ashtu siç ka dështuar edhe me 24 shtator në Banjskë, shkruan teve1.info

Tutje, Osmani tha se pjesëtarët e grupit terrorist duhet që të ekstradohen në Kosovë dhe të gjykohen.

“Bashkë me Escobar diskutuam edhe për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë, veçanërisht pas sulmit në Banjskë…Grupi terrorist dhe paramilitarë nga Serbia i përfshirë në këtë sulm duhet të përballën me drejtësinë në Kosovë për këtë akt të agresionit, pra duhet të këtë përgjegjësi. Serbia duhet që t’i ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti të agresionit ndaj Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Ndërsa ne do të vazhdojmë që t’i zbatojmë standardët më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë që të punojmë krahë për krahë me aleatët tanë në veçanti me SHBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe që të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen, për çka jam e bindur që edhe në qoftë se Serbia në të ardhmen tenton një gjë të tillë përderisa punojmë së bashku me SHBA-të do të dështojë, ashtu siç ka dështuar edhe më 24 shtator”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se në procesin e dialogut Kosova është thellësisht e përkushtuar dhe se suksesi i tij varët edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit (në këtë rast të BE-së ndaj palëve).

“Procesi i dialogut me Serbinë, është proces në të cilin jemi të përkushtuar. Kam potencuar se suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit në këtë rast e Bashkimit Evropian ndaj palëve dhe se është kruciale të këtë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërisht të marrëveshjes bazike të shkurtit të vitit 2023 dhe aneksit të Ohrit të marsit 2023. Angazhimi dhe roli i ShBA-vë mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, tha ajo.

Tutje, presidentja tha se procesi i largimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ.

“Siç e dini në kuadër të punës sonë të përbashkët edhe procesi i largimit të kryetarëve të katër komunave nga veriu i Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe me udhëzim administrativ në mënyrë që qytetarët e komunave të veriut të mund ta realizojnë të drjetën e tyre të garantuar në ligjin për vetëqeverisje lokale. Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara”, tha Osmani./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Imeri: LDK ka qëndruar anemike ndaj konstituimit të Kuvendit

Imeri: LDK ka qëndruar anemike ndaj konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën