Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është objektiv strategjik dhe mbështetja e ShBA-së në këtë proces është jetike.
Ajo kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me zv.ndihmëssekretarin Mbrojtjes së SHBA-së, David A. Baker.
Osmani në Facebook ka shkruar se Kosova mbetët e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Amerikën.
“Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Baker gjatë vizitës në Kosovës është takuar edhe me zëvendësministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa pritet të zhvillojë edhe një darkë pune me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka takuar edhe komandantin e trupave të KFOR-it në Kosovë.