TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Kosova aspiron anëtarësimin në BE e NATO

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Kosova aspiron anëtarësimin në BE e NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Osmani këto aspirata të Kosovës, ia ka bërë të ditur gjatë takimit edhe ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib, e cila të premten ka zhvilluar vizitë zyrtare në Kosovë.

“Kosova është një vend modern evropian, demokratik dhe shumetnik që aspiron të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se meqë Belgjika e merr presidencën e BE-së më 1 janar 2024, ndaj Kosova është e interesuar të punojë sa më afër me Presidencën belge për të siguruar progres konkret në procesin e integrimit të Kosovës në BE”, ka thënë Osmani, thuhet në komunikatë.

Osmani ka falënderuar  Belgjikën për mbështetjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen e ofruar për anëtarësim në Këshillin e Evropës e në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, Presidentja Osmani përgëzoi shtetin e Belgjikës për ngritjen e nivelit diplomatik të marrëdhënieve ndërshtetërore me hapjen e Ambasadës në Prishtinë.

“Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Presidentja Osmani ka theksuar se mërgata e Kosovës në Belgjikë luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim, Presidentja Osmani e ka informuar ministren Lahbib edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me agresionin e 24 shtatorit të Serbisë ndaj Kosovës dhe nevojën e adresimit të përgjegjësisë së saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes mërgimtari nga Vitia, u aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë

Policia identifikon vetura në komunikacion të pa regjistruara nga viti 2012

Pesë shoferëve u merret leja e vozitjes në Ferizaj

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump kërcënon Bashkimin Europian me tarifa të reja pas gjobës miliardëshe ndaj Google

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Nga Aleanca thonë se e votojnë edhe Konjufcën për president nëse plotësohen kërkesat e tyre

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes mërgimtari nga Vitia, u aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë

Policia identifikon vetura në komunikacion të pa regjistruara nga viti 2012

Pesë shoferëve u merret leja e vozitjes në Ferizaj

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Futbollistet e Mitrovicës me fitore të thellë në Champions League

​Mitrovicaset sonte përballë Ludogoretsit për një vend në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën