TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani kërkon unifikim politik në interes të shtetit

Një ditë pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka quajtur të tejkalueshme dallimet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kjo e fundit u shpreh sot me qëndrim të njëjtë. Osmani nënvizoi edhe nevojën e respektimit të kushtetutshmërisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbi këtë parim ajo tha se pret të trajtohen edhe propozimet e ardhshme për këtë temë.

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Osmani kërkon unifikim politik në interes të shtetit

Raportet mes krerëve të shtetit duke se janë në rregull, ndryshe se nga çka janë komentuar në publik.

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se dallimet me presidenten Vjosa Osmani janë të tejkalueshme, në linjë të njëjtë u shpreh të mërkurën edhe kjo e fundit.

E para e shtetit deklaroi se i vetmi dallim që ka pasur me Ekzekutivin ka qenë moskoordinimi për letrën zotuese për hartimin e draftstatutit të Asociacionit dërguar në Këshillin e Evropës.

“Se cili ka qenë dallimi ju të gjithë e dini, sepse për këtë gjë kemi folur publikisht, tash është e domosdoshme që të gjitha institucioneve e Kosovës, të gjitha partitë politike, bashkërisht të ulemi dhe të reflektojmë për çështje të interesit nacional. Për mua temat e interesit nacional nuk janë detaje të parëndësishme, janë tema të cilat kërkojnë kontributin e secilit prej nesh. Sepse të gjithë e duam Kosovën dhe kur ulemi së bashku dhe vendosim bashkërisht  për tema të interesit nacional, atëherë domosdoshmërish rezultati do të jetë i mirë, siç ka dëshmuar historia për këto 25 vite”, tha Osmani.

Osmani ripërsëriti qëndrimin e saj, se duhet të respektohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, dokumenti i vitit 2015, për Themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk ka asnjë luftë politike, presidentja e Republikës së Kosovës, kërkon vetëm e vetëm që të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, territori i Republikës së Kosovës, funksionaliteti, apo parimi i unitaritetit të shtetit dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, sa i përket dokumentit të vitit 2015. Pra këto janë parime bazë të cilat unë kam kërkuar gjithnjë të respektohen e po bëhen më shumë se dhjetë vitë. Atë qëndrim  që e kam pas si deputete e mbajë edhe sot”, tha ajo.

Këto deklarata presidentja Osmani i tha pas përfundimit të takimit me Këshillin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave, për çka tha se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, kritikoi qeverinë për mungesë bashkëpunimi, pasi tha se kërkesat e tyre nuk po trajtohen.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuar për ‘vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’

Rrusta: Opozitëbërja në Kosovë ka qenë performative

Rrusta: Opozitëbërja në Kosovë ka qenë performative

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Në Obiliq arrestohet dy 18 – vjeçar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

“InfoNata” 15.01.2026

“InfoNata” 15.01.2026

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuar për ‘vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën