TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime nëse Kuvendi s’ konstituohet në afat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik . Osmani ka ashtu ka kërkuar një masë të përkohshme sa i përket afatit.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
1 0
A A

Vetëm disa ditë më parë paralajmëroi se do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, e mbajti fjalën edhe iu drejtua sot me kërkesë organit më të rëndësishëm kushtetues në vend për pasojat që mund të lindin në rast se nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh.

Para gazetarëve ajo tha se ka vepruar në përmbushje të detyrës së saj kushtetuese për të mbrojtur funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.

“Qëllimi është të qartësohet situata lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor dhe të sqarohet se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues në mungesë të konstituimit. Duhet të sqarohet edhe çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, ka thënë Osmani.

Po ashtu presidentja Osmani ka kërkuar nga Kushtetuesja t’i vendosë masë të përkohshme rrjedhjes së këtij afati, që skadon më 26 korrik.

“Kemi paraqitur kërkesë për masë të përkohshme, pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30-ditësh. Kjo është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në bllokadë të pafund dhe hyrja në një situatë ku institucionet mund të krijoheshin në mënyrë të kundërkushtetuese dhe mund të ishin të pasafatshme. Kërkesa është që të parandalohet dëmi i pariparueshëm dhe të mbrohet interesi publik”, tha ajo.

Sipas saj, nëse ka sukses në konstituimin e Kuvendit në ditët në vijim mund të tërhiqet kërkesa e saj, mirëpo theksoi se një vendimmarrje meritore e Kushtetueses për këtë rast mund të sqaronte edhe rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.

“Kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit prej katër ditësh për konstituimin e Kuvendit. Nëse ka sukses në konstituimin e Kuvendit ne mund ta tërheqim kërkesën, por qartësimet që i kemi ngritur në këtë kërkesë janë esenciale jo vetëm për këtë legjislaturë por edhe për legjislaturat e ardhshme. Qëllimi është të qartësohet situata në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit tridhjetëditor dhe sqarimi sesi ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues në mungesë të konstituimit të një prej shtyllave kryesore të Kuvendit. Po ashtu duhet të sqarohet se çka ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut? Për shkak të ndërveprueshmërisë dhe ndërvarësisë që kanë institucionet me njëra-tjetrën dhe rëndësisë së parimit të ndarjes së pushteteve, e shohim të domosdoshme që të kemi qartësi rreth pasojave juridike të mosrespektimit të këtij afati apo të krijimit të një Kuvendi pas këtij afati. Mos të harrojmë se aktgjykimet e Kushtetueses”, është shprehur tutje.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka obliguar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik, mirëpo nuk ka specifikuar pasojat juridike nëse nuk ndodh një gjë e tillë.

Kuvendi nesër do të tentojë për herë të 51-të për konstituimin e Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën