TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Do të ishte shumë simbolike që KE ta pranonte Kosovën në 75 vjetorin e themelimit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani: Do të ishte shumë simbolike që KE ta pranonte Kosovën në 75 vjetorin e themelimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Këshilli i Evropës që vitin e ardhshëm kur kjo organizatë e shënon përvjetorin e themelimit, ta pranoj Kosovën si anëtare të saj, raporton teve1.info

Këto deklarime Osmani i bëri gjatë takimit me raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Vitin e ardhshëm, Këshilli i Evropës do të shënojë 75 vjetorin e themelimit të tij. Kështu, do të ishte shumë simbolike që vetë Këshilli i Evropës, si organizata kryesore e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, të hapte derën për një vend demokratik, që aspiron t’i bashkohet familjes së vlerave”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani.

Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Presidentja Osmani e ka cilësuar jo vetëm prioritet i Republikës së Kosovës, por edhe domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për vizitën e raportueses Bakoyannis për përgatitjen e opinionit, i cili do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke shfaqur besimin për një proces të drejtë dhe të bazuar në merita, thuhet në komunikatën për medie të Presidencës.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka inkorporuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe dokumente të tjera ndërkombëtare në Kushtetutën e saj, duke siguruar të drejtat e të gjithë qytetarëve, përfshirë komunitetet joshumicë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike, siç është dëshmuar edhe nga vlerësimi i disa organizatave ndërkombëtare.

“Kosova është e përkushtuar që t`i përmbushë të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për anëtarësim. Kushtetuta e Kosovës veçse ka përfshirë konventat kyçe të Këshillit të Evropës duke i bërë ato të zbatueshme në Kosovë. Në këtë frymë, Kosova është e përkushtuar fuqimisht ndaj vlerave evropiane, duke përfshirë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani në takim me raportuesen Bakoyannis ka nënvizuar se Kosova pret që debati dhe votimi i Opinionit për aplikimin e Kosovës të bëhet sa më parë në mënyrë që të procedohet edhe me votimin formal për anëtarësimin e saj nga Komiteti i Ministrave.

Në këtë takim, Presidentja Osmani e ka njoftuar raportuesen Bakoyannis edhe lidhur me sfidat aktuale me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe për aktin e agresionit të kryer nga ana e Serbisë me datën 24 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi ekskluziv i profesorit që i mbijetoi tragjedisë së maturantëve të Malishevës

Rrëfimi ekskluziv i profesorit që i mbijetoi tragjedisë së maturantëve të Malishevës

LVV mban takim me drejtuesit lokalë: Mobilizimi vazhdon, Lëvizja nuk ndalet

LVV mban takim me drejtuesit lokalë: Mobilizimi vazhdon, Lëvizja nuk ndalet

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare

Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it zhvillojnë bashkë një trajnim: Qëllimi ishte rritja e sigurisë

Spanja “e shkatërron” Gjeorgjinë

Spanja “e shkatërron” Gjeorgjinë

Sllovenët “i frikësohen” numrit të madh të tifozëve të Kosovës

Sllovenët “i frikësohen” numrit të madh të tifozëve të Kosovës

LVV mban takim me drejtuesit lokalë: Mobilizimi vazhdon, Lëvizja nuk ndalet

LVV mban takim me drejtuesit lokalë: Mobilizimi vazhdon, Lëvizja nuk ndalet

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare

Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it zhvillojnë bashkë një trajnim: Qëllimi ishte rritja e sigurisë

Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it zhvillojnë bashkë një trajnim: Qëllimi ishte rritja e sigurisë

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën