TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

by teve1
2 orë ago
0
A A
Orkestra nga Kosova del e para në garën ndërkombëtare në Spanjë

Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” arriti sukses të madh duke fituar vendin e parë dhe çmimin kryesor në festivalin ndërkombëtar “Spring Symphonies 2026” në Spanjë.

Drejtoresha e shkollës së muzikës “Amadeus”, institucionit që është strumbullari i kësaj orkestre, Hana Petrovci Fetahu, tha për KosovaPress se momenti i triumfit ishte emocional për të gjithë ekipin e madh.

“Momenti i ndarjes së çmimit ka qenë një moment me të vërtetë krenarie, emocion i mrekullueshëm, një gëzim i papërshkrueshëm, fillimisht i nxënësve, pastaj edhe i yni si staf. Ka qenë pak në fillim një ngrirje gjaku, sepse ne nuk e kemi ditë që do të ketë shpërblim më të madh se i pari. Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka qenë në skenë, të gjitha orkestrat kanë qenë në skenë dhe fillimisht u ndanë dy shpërblime të dyta, pastaj u nda shpërblimi i parë dhe ne mbetëm në skenë pa asnjë shpërblim, që me të vërtetë na ngriu gjakun pak. Mirëpo, në fund u dha shpërblimi kryesor dhe ishim të vetmit që u shpërblyem edhe me kupën e festivalit; e morëm çmimin Grand Prix dhe vendin e parë”, tha Petrovci Fetahu.

Sipas saj, orkestra Amadeus u dallua nga të tjerat për nga përgatitja e lartë dhe programi serioz i interpretuar në mënyrë shumë profesionale nga nxënësit.

“Ajo që besoj shumë që na ka dalluar dhe na ka kualifikuar për këtë shpërblim është përbërja e orkestrës, formacioni i cili ne kemi qenë. Ne kemi qenë gati formacion simfonik i orkestrës; na mungojnë vetëm disa instrumente për ta kompletuar këtë orkestër dhe për ta shndërruar në orkestër simfonike. Përveç formacionit, na ka dalluar edhe programi tejet serioz që orkestra Amadeus e ka interpretuar në këto gara. Ne kemi interpretuar program shumë serioz të kompozitorëve botërorë, përveç asaj e kanë interpretuar nxënësit në një mënyrë jashtëzakonisht të mirë në aspektin teknik dhe në aspektin dinamik dhe ritmik dhe në çdo aspekt tjetër artistik. Sinqerisht kemi qenë jashtëzakonisht të përgatitur, prandaj mendoj që kjo e ka bërë diferencën dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi kualifikuar dhe jemi shpërblyer me çmimin kryesor Grand Prix dhe vendin e parë në këtë festival garues.”tha Petrovci:Fetahu

Ajo vlerëson lartë rolin kyç të nxënësve të moshave 10–17 vjeç, si dhe përkushtimin e tyre që ky sukses të vazhdohet edhe në festivalin e radhës në Pragë.

“Një rol të madh dhe të pazëvendësueshëm e kanë nxënësit që janë pjesë e kësaj orkestre të moshave të reja 10 deri në 17 vjeç. Duhet patjetër me cek çdo herë, sepse përkushtimi i këtyre nxënësve dhe puna që ata e kanë bërë në shtëpi dhe pastaj ardhja e tyre të përgatitur në prova ka bërë që ata të përparojnë shumë dhe të veprojnë në nivelin të cilin e ka kërkuar dirigjenti. Pas Spanjës, orkestra tashmë për këtë vit 2026 i ka dy pjesëmarrje, dy përfaqësime të Kosovës. I pari ka qenë ky i Spanjës që sapo përfundoi, dhe tash e kemi në agjendë pjesëmarrjen në festivalin garues në Pragë të Çekisë, i cili mbahet në mes të korrikut të këtij viti 2026. Të punosh me nxënës të këtyre moshave nga 10 deri në 17 vjeç paraqet një sfidë në vete. Të punosh me një grup moshe të tillë, të cilët luajnë në instrumente të ndryshme muzikore dhe me nivele të ndryshme të shkollimit muzikor në të cilin ata janë, është sfidë në vete”, tha ajo.

Por, kush e përbën orkestrën “Amadeus” ?

“Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve në Shkollën Amadeus është një iniciativë e marrë nga shkolla e muzikës Amadeus për të bashku talentet jo vetëm nga shkolla jonë, por edhe nga shkollat e tjera anë e mbanë Kosovës, por edhe më gjerë. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me shënimin dhe përmes koncerteve që i kemi mbajtur, janë paraqitur kërkesa edhe interesime nga shkollat e muzikës edhe jashtë Prishtinës. Patjetër që një interesim i tillë nuk është anashkaluar asnjëherë nga ana jonë dhe i kemi pranu instrumentistët e rinj të interesuar, të cilët janë të mirë, dhe na janë bashkuar në orkestër. Ne kemi pasur pastaj edhe interesime nga Tirana, edhe nga Durrësi, kështu që instrumentistët e kësaj moshe i kemi pranu përmes audicioneve që të na bashkohen prapë në orkestër. Pastaj kemi marrë instrumentistë edhe nga Shkupi, që do të thotë kjo orkestër nuk është vetëm e Prishtinës, por është bërë orkestër gati se kombëtare”, tha Petrovci Fetahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Ballokumja e Elbasanit shpallet trashëgimi kulturore jomateriale

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Baleti i Kosovës shkon në Panama

Baleti i Kosovës shkon në Panama

“Dhimbje më e madhe ishte kthimi në bankat e zbrazëta”, nderohen dy dëshmorët e ’81-tës

“Dhimbje më e madhe ishte kthimi në bankat e zbrazëta”, nderohen dy dëshmorët e ’81-tës

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

Vetëvendosje i drejtohet Osmanit, kërkon t’ia emërojë anëtarin e tretë në KQZ

MINTI publikon gjetjet për njehsorët elektrikë

MINTI publikon gjetjet për njehsorët elektrikë

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS paralajmëron ndërprerje të energjisë në disa qytete

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Macron kritikon Trumpin, thotë se është “jorealiste” të rihapet ngushtica e Hormuzit me forcë

Austria mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Austria mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën