tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Orban: Hungaria nuk do t’i bllokojë sanksionet kundër Rusisë

Besarta Mehmeti nga Besarta Mehmeti
26/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Atë që e vendosin kryeministrat e BE-së, e pranojmë dhe e mbështesim edhe ne”, tha Orban, duke folur në kufirin midis Hungarisë dhe Ukrainës.

“Kjo është koha për të qenë të bashkuar. Është luftë”, tha ai dhe shtoi se përpjekjet për paqe janë më të rëndësishmet.

Sipas gazetës britanike Guardian, Orban është konsideruar më herët si njëri nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, brenda BE-së.

Bashkimi Evropian, deri më tani, ka shpallur tri runde sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet e BE-së, që godasin edhe presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e tij të Jashtëm, Sergei Lavrov, duhet të miratohen me unanimitet.

Rusia ka nisur ofensivën ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt.

Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.

Perëndimi e ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. /rel

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Gjermania urdhëron mbylljen e katër prej pesë konsullatave ruse, reagon Moska

01/06/2023
RAJONI/BOTA

E mori rrjedhja e ujit në Përmet, humb jetën turistja gjermane

01/06/2023
RAJONI/BOTA

​Rama pas takimit me presidentin francez: U prekën me thellësi temat e rajonit tonë

31/05/2023
LAJMET

Zhvillimet në veri, Vuçiq kërkon nga Erdogani ndihmë për të ruajtur stabilitetin në rajon

31/05/2023
RAJONI/BOTA

​Gruaja që akuzoi Bidenin për sulm seksual kërkon nënshtetësi ruse

31/05/2023
RAJONI/BOTA

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

31/05/2023

Ish-ministri Nenad Rikallo dënohet me 3 vjet burg

01/06/2023
0

Ish-ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo, është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai është dënuar...

Osmani: Do të kërkoj ndihmën e aleatëve që t’i luftojnë grupet kriminale në veri

01/06/2023
0

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në Samitin e Liderëve Evropian në Moldavi ka thënë se është aty për të kërkuar...

Tahiri: Kurti të plotësoj kërkesat e Amerikës, pavarësisht se është antiamerikan

01/06/2023
0

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që pa vonesë...

Pejë, qytetari pretendon se prona që iu dha në shfrytëzim nuk po i lirohet

01/06/2023
0

Një qytetar është ankuar në stacionin e policisë në Pejë për uzurpim të pronës. I njëjti pretendon se një pronë...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.