tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Optimizëm se në muajin tetor, Kosova do të përfshihet në zonën e lëvizjes pa viza

tëvë1 nga tëvë1
21/09/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ky fakt në Kosovë po lexohet si një momentum i ri, që vendi të marr liberalizimin e vizave këtë vit.

Burimet e tëvë1 brenda institucioneve të Kosovës bëjnë të ditur se nga Bashkimi Evropian i është premtuar Kosovës që do ta marrin liberalizimin e vizave në fund të muajit tetor.

Pavarësisht këtyre, njohësi i çështjeve politike Seb Bytyçi, thotë se nuk mund të thuhet asgjë me siguri pa ndodhur hapat konkret nga Bashkimi Evropian.

“Ka një momentum të ri. Ndryshimi kryesor mendoj është te ndryshimi i Francës se në përgjithësi si duket politika franceze ka braktisur atë drejtimin rreth ekstremit të djathtë, e pas zgjedhjeve në Francë dhe mendoj se presidenti Macron dhe kabineti i tij qeveritar janë orientuar më shumë nga qendra apo qendra e djathë dhe besoj që kjo ka ndikuar edhe në braktisjen e kundërshtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, ngjashëm edhe në Holandë është bërë e pamundur që të vazhdohet kundërshtimi i vetëm i Holandës, pa kundërshtimin e Francës, kështu që mund të thuhet se ka disa lëvizje, mirëpo siç e dimë kemi prit mjaftë shumë dhe nuk ka si me thënë, përderisa nuk realizohet nuk mund të presim diçka konkrete”, u shpreh Bytyçi.

Por, edhe nëse vendimi merret në tetor, deri te zbatimi mund të kalojnë disa muaj, thotë Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

“Në aspektin e afatit kohor më të shkurtër mund të zgjatë deri në 3 muaj, por ka mundësi të zgjatë 6 deri në 9 muaj. Kështu që hipotetikisht vizat për Kosovën mund të miratohen tre muaj pasi ky dakordim të bëhet ne mes të këshillit të ministrave dhe parlamentit në tetor, por mund të ndodh deri në gjashtë muaj që i bije dikund rreth marsit apo prillit të vitit 2023”, tha Fetahu.

Republika e Kosovës, padrejtësisht ka mbetur vendi i vetëm në rajon që nuk mund të udhëtojnë pa viza.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

PS-ja e Ramës dorëzon në Kuvend rezolutë që dënon sulmin në Banjskë

04/10/2023

“Ylli” i Bayernit drejt Realit, agjenti: Bisedon gjithë kohën me Alaban

04/10/2023

Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qyteti në katër projekte

04/10/2023

Shefi i BE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

04/10/2023

Skuadra e Shaqirit ofron stimulim financiar për tifozët që do të jenë në ndeshjen me Inter Miamin

04/10/2023

Kriza e United, tifozët: Onana skandaloz, riktheni De Gean

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.