TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita në Klinë kritikon cilësinë e asfaltit – Komuna thotë se ende nuk është bërë pranimi teknik

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Opozita në Klinë kritikon cilësinë e asfaltit – Komuna thotë se ende nuk është bërë pranimi teknik

Ka rreth një muaj që është shtruar.

Mirëpo, për kaq pak kohë, asfalti në fshatin Shtupel të Klinës ka ardhur në gjendje të mjerueshme.

E papranueshme cilësia e kësaj rruge është për opozitën e kësaj komune.

“Për këtë rrugë dhe disa rrugë që shkojnë deri në oborret e shtëpive, janë shpenzuar diku rreth 300 mijë euro nga buxheti komunal i Klinës. Prandaj, cilësia kaq e dobët dhe kjo shumë e parave paraqet njëfarë shpërdorimi të parasë publike”, tha zëdhënësi i PDK-së në Klinë, Naim Musliu.

Për këtë, PDK-ja paralajmëroi se do t’iu drejtohen edhe organeve të drejtësisë.

Përkundër kësaj, as banorët nuk reaguan përpara kamerës.

Për ngurrimin e banorëve, opozita atje ka një shpjegim.

“Dikush nga komuna i ka kërcënuar banorët këtu që ata të mos flasin, të mos shprehen, të mos prononcohen, për arsye se gjatë rregullimit të kësaj rruge është duke u kryer në të njëjtën kohë edhe projekti i kanalizimit të fshatit dhe ata kanë kërcënuar me ndërprerjen e punimeve, nëse dikush nga banorët prononcohen për media. Dhe kjo është shqetësuese”, tha Musliu.

Komuna e Klinës në një përgjigje me shkrim, ka thënë se për punimet në fjalë ende nuk është bërë pranimi teknik, për çka çdo rregullim shtesë do të bëhet nga operatori ekonomik, pa para shtesë nga komuna.

“Pas asfaltimit të rrugëve në fshatin Shtupel, aty ka filluar puna për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në një segment tjetër. Gjatë punimeve dhe bartjes së makinerive të rënda është shkaktuar edhe dëmtimi i një pjese segmentit rrugor. Vlera e dëmit është rreth 2 080 euro. Kontrata në fjalë është kontratë dyvjeçare dhe pranimi teknik i punëve ende nuk është bërë. Projekti e ka sigurimin e punëve andaj rregullimet do të bëhen së shpejti dhe të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga operatori ekonomik, asnjë kosto shtesë nuk do të ketë komuna”, tha këshilltari politik në zyrën e kryetarit, Mirsad Dakaj.

Shtrimi i rrugëve të fshatrave të Klinës, llogaritet të jenë pjesë e investimeve kapitale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk kanë siguruar përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Gjyqtarë anglez për duelin Drita – Celje

Drita kërkon fitoren dhe fazën e ligës

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga, dy ndeshje të vikendit luhen në mbrëmje

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Alarm për bombë në disa institucione të Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën