TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Muaji Ramazan dhe synimet e agjërimit

nga tëvë1
22 Mars, 2023
0
A A
Muaji Ramazan dhe synimet e agjërimit

Shkruan: Jakup Çunaku

Sipas kalendarit Julian muaji Ramazan ështëi nënti me radhë. Zakonishtmuajt sipas këtij kalendari kanë 29 apo 30 ditë.

Nga perspektiva islame ky muaj ështëi veçantë përfaktin se, në këtë muaj është zbritur Kurani i plotë në qiellin e kësaj toke dhe pastaj në mënyrëgraduale (përshkallëzuar)iështëshpallurMuhamedita.s. për një periudhe kohore rreth 23 vite.

Në Kuran ndër tjera theksohet:

“Muaji i ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani, udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)……” (El-Bekare, 185).

Në vitin e dytë pas migrimit të Profetit Muhameda.s. në Medine, Zoti i madhërishëm e bëri obligim agjërimin. Obligueshmëria e kësaj norme ka rrjedhje përshkallëzuese deri tek forma përfundimtare.

Sipas parimeve Islame agjërimi nënkupton që njeriu, për një kohë të caktuar, të ndalojë veten prej një sërë gjërash, si ushqimi, pija, marrëdhëniet seksuale etj., si dhe të mbrojë anën shpirtërore prej çdolloj ligësie moralo-shpirtërore, siç janë gënjeshtra, të përfolurit etj.

Andaj secili besimtar dhe besimtare i moshës së rritur, i mençur dhe pandonjë arsye tëjustifikueshme islame, obligohet nëpraktikimin e agjërimit për gjatëtërë muajit Ramazan.

Agjërimi bëhet vetëm për Zotin, andaj dihet vetëm nga ana e Allahut dhe në thelb është i fshehtë. Dhe si i tillë, shpërblimi për këtë adhurim ndahet vetëm nga Zoti Fisnik.

Agjërimi si rit fetar nuk duhet shikuar nga prizmi i një akti obligues fetar që rëndon jetën e njeriut. Por përkundrazi si një akt fetar, që besimtarin e ndihmon në pastrimin e organizmit të tij nga tepricat toksikebrenda organizmit, dhe arrin tëpastroi atë shpirtërisht, forcoipsiqikisht në ballafaqim me egon, të keqën, lakminë, e mbi të gjitha të kultivoindjenjën e solidaritetit, mëshirës, e përulësisë. Me këtë rit fetar besimtari forcën lidhjen e tij me Krijuesin, duke sakrifikuar gjërat esenciale për ekzistencësiç janë ushqimi e pijet, me qëllim të përafrimit shpirtëror me Te. Andaj, besimtari me një mënyrë tejkalon materialen me qëllim të konsolidimit tëshpirtërores.

Agjërimi, sipas Imam Gazaliutështë tri gradësh:

– agjërimi i njerëzve tërëndomtë, qëështë abstenimi nga ushqimi, pije dhe marrëdhëniet imtime për një kohë;

– agjërimi i njerëzvetëveçantë- ata qëpraktikojnë tërëndomtën dhe distancohen nga veset dhe adetet e këqija edhe me gjymtyrët e tyre, siç janë veshët, sytë, goja, duart dhe këmbët.

– agjërimi i më të përzgjedhurve, duke përfshi të dy llojet e mësipërme, por duke shtuar këtu edhe pastrimin e zemrës nga çdo dëshirë, mendim i jetës së kësaj bote dhe qëndrimin larg çdo gjëje, përveç Zotit.Do të thotë që i gjithë angazhimi i besimtarit të orientohet drejt Zotit dhe të lërë pas çdo synim tjetër.
Kësisoj bazuar nga këto më lartë, agjëruesi i mirëfilltë duhet qëpërveç largimit nga ngrënia e pija, ai duhet patjetër të kujdeset që përmes agjërimit të jetë më i vëmendshëm në fjalorin e tij, sjelljet, edukatën, komunikimin dhe angazhiminnëpërditshmërinëe tij. Një agjërues që nuk distancohet nga veprat e liga e thashethemet, ai në fakt nuk ka nevojë të distancohet as nga ushqimi dhe pije gjatë ditës. Kështu na ka porositur Muhamedia.s duke thënë: “Ai që nuk i lë fjalët e rrejshme dhe veprimet sipas tyre, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pijen.”

Me këtë rast dëshiroj t’i rikujtoj të gjithëagjëruesve që të kenë kujdes përgjatë agjërimit të tyre. Të shtojnë vëmendjen e tyre nga veprimet e liga e të sanksionuara me kodin fetar e njerëzor, thashethemet e kota, humbjen e kohës në gjëra të parëndësishme, të qëndruarit larg familjes, miqve e të afërmve, dhunës në familje, gruas dhe atyre që na rrethojnë, në dëmtimin e interesit kolektiv e shoqëror, etj. Këto veprime e të tjera të kësaj natyre, privojnë qëllimin e agjërimit dhe zhveshin atë nga shpërblimi nga Zoti i madhërishëm.

Le të jetë ky muaj periudhë e re reflektimi për secilin besimtarë me Zotin e Plotfuqishëm,vetveten, dhe me njerëzit rreth tij. Le të shërbej ky muaj i begatë në afrimin me njëri tjetrin, në rritjen e bashkëpunimit për punë e projekte që kanë në interesfamiljen, shoqërinë dhe vendin tonë, në kultivimin e virtyteve morale dhe në bartjen e tyre tek gjeneratat e reja, e mbi të gjitha në afrimin edhe me tej pranë mëshirës së Zotit tonë.

Vetëm në këtë mënyrë dhe me këto synime besimtari arrin të vjelëfrytet e agjërimit dhe të Islamit në tërësi. Zoti ynë thotë: “….për t’ju bërë më të devotshëm.”(El-Bekare, 183).

Lutemi për secilin besimtar e besimtare të kenë agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti i tyre!

Gëzuar Muaji i shenjtë i Ramazanit!

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Psikologia Sadiku flet për rrezikun potencial që sjellin lojërat te fëmijët

Psikologia Sadiku flet për rrezikun potencial që sjellin lojërat te fëmijët

Si e mori vendimin për t’u kthyer nga Londra në Kosovë mësuesja Arlindë ?

Si e mori vendimin për t’u kthyer nga Londra në Kosovë mësuesja Arlindë ?

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj jep detaje për rastin e rrahjes së Cufës

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj jep detaje për rastin e rrahjes së Cufës

Shtyhet shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro” ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve

Shtyhet shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro” ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve

Ymeri: Një fëmijë nuk mund të jetë agresiv nëse nuk është rritur në një shtëpi agresive

Ymeri: Një fëmijë nuk mund të jetë agresiv nëse nuk është rritur në një shtëpi agresive

Indiana Pacers në Finalen e Konferencës së Lindjes: Një rikthim i fuqishëm në elitën e NBA-së

Indiana Pacers në Finalen e Konferencës së Lindjes: Një rikthim i fuqishëm në elitën e NBA-së

Kërçeli publikon fotografi të kontejnerëve me mbeturina – ironizon me Ramën, ia përmend robotin

Kërçeli publikon fotografi të kontejnerëve me mbeturina – ironizon me Ramën, ia përmend robotin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X