TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Opera e Kosovës shënon 5-vjetorin e themelimit me shfaqjen “Diptiku” të Giacomo Puccinit

by teve1
3 muaj ago
0
A A
​Opera e Kosovës shënon 5-vjetorin e themelimit me shfaqjen “Diptiku” të Giacomo Puccinit

Opera e Kosovës ka vënë në skenë shfaqjen e “Diptikut” të Giacomo Puccinit, duke prezantuar në një akt dy operat, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, me librete të Giovacchino Forzano.

Drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, tha se përzgjedhja e këtyre dy veprave është bërë në kuadër të pesëvjetorit të themelimit të institucionit dhe se ato përfaqësojnë një hap të ri në ngritjen artistike të Operës së Kosovës.

“Këto dy opera janë zgjedhur në kuadër te pesëvjetorit të themelimit të institucionit. Dy kryevepra të Puccinit, sepse kemi menduar që janë arritur kushtet ose kemi besuar dhe po provojmë që ta ngrisim nivelin vit pas viti prej disa produksioneve që i kemi kryer nga viti 2021. Kështu që jemi shumë më në nivel, u pa edhe opera e parë, që shkoi shumë mirë, u prit shumë mirë. Gjithçka ishte në nivel, dhe e dyta besoj që do të shkojë prapë mirë. Kësaj here patëm fat. Gjithmonë bashkëpunojmë me ndonjë produksion nga Bullgaria, nga Shqipëria. Tash kemi pasur punë me shumicën e njerëzve kryesorë, prej drejtorit organizativ dhe artistik që ka qenë Franko Moreti, dirigjenti Jakopo Sipari, solistja Donata, ndriçimi, këto të gjitha kanë qenë… kostumet nga Teatro Regio di Verona prej Italisë, kështu që na kanë ndihmuar shumë dhe kemi mësuar shumë nga përvoja e tyre. Ka pasur edhe vocal coach që ka ardhur, trajner zëri, që ka punuar edhe si pianist e si korrepetitor me të gjithë solistët, dhe ka punuar veçanërisht për diksion, për fjalët si me u shqiptu. Kështu që e gjithë kasta jonë kësaj here ka pasur shumë mundësi të reja të ngrisin zërat e tyre. Ku u pa edhe opera e parë, është gjithashtu me goca, kemi shumë zëra të femrave, të gocave, kështu që shumicës i ka dhënë mundësi me këndu. E kanë fituar një përvojë shumë të mirë dhe hap pas hapi kështu do të ngritet institucion”, tha Ferizi në një prononcim për Kosovapress.

Ferizi u ndal edhe te sfidat teknike, duke kujtuar se Kosova ende nuk ka një teatër të operës dhe baletit, por tha se produksioni ka arritur të ruajë cilësinë falë ekspertëve të huaj të angazhuar për zërimin.

“Jo, fatmirësisht edhe me këtë zërimin, sepse ne nuk kemi teatër, te operës dhe baletit edhe këto janë të ndjeshme, sidomos Puccini nuk e pranon mikrofoninë, mikrofonat. Por këta e kuptojnë që nuk I kemi, kushtet, por po ia dalim shumë mirë me ekspertë që vijnë nga Bullgaria dhe nga Italia kanë ardhur, që janë ekspertë për këtë punë, edhe për ambientet e jashtme që shkojnë si produksione mobile nëpër shtete të ndryshme, mbahen nëpër hapësira të jashtme. Kjo po ashtu për ne është më lehtë, e kemi një siguri që nuk na dështon zërimi”, perfundoi ai.

Baritoni Harris Baraktari, i cili në operën “Gianni Schicchi” interpreton rolin e Simonit, tha se përgatitjet për këtë produksion kanë kaluar me sukses, pavarësisht provave intensive dhe sfidave që lidhen me mungesën e një teatri të mirëfilltë të operës në Kosovë.

“Ne nuk kemi një teatër mirëfilltë. Prej zhveshtoreve e deri te salla e operës, krejt mungojnë gjithçka është e improvizuar. Realisht nuk do të duhej të këndonim me mikrofona në skenë, sepse nje opere normale funksion pa amplifikim por jemi mësuar me amplifikim, sepse akustika nuk është e përshtatshme për operë.”, u shpreh Baraktari.

Premiera u mbajt të mërkurën mbrëma, ndërsa rishfaqjen publiku mund ta ndjek më 3 korrik, në AMC Hall, duke filluar nga ora 20:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

Hapet në Prishtinë festivali tradicional i Kafesë dhe Çajit

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Filmi “Sarajevo Safari” fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë në festivalin italian, Storie Parallele

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën